Nga Klodian Tomorri
BBC transmetoi dje nje dokumentar mbi trafikun e qenieve njerezore. Sipas dokumentarit, ne vitin 2015, ne Britani u trafikuan per prostitucion 3260 femra. Numri me i madh i viktimave, mbi 600, ishin shqiptare.
Ka mes tyre femije, vajza nga 14 vjec, te cilat merren permes dhunes apo mashtrimit dhe prostituohen ne menyre barbare. Tragjedi me te madhe se kjo nuk mund te kete.
Si ka mundesi qe nje komb, nje qeveri, nje shoqeri te lejoje nje masaker humane kaq barabare ne shekullin e 21?
Si ka mundesi qe 600 viktima te dhunuara barbarisht nuk i sheh askush?
Keni degjuar ju kryeministrin te flase ndonjehere per kete? Keni degjuar ministrin e brendshem, prokurorin e pergjithshem, drejtorin e pergjithshem te policise, ta zene ndonjehere ne goje kete baterdi monstruoze? Keni degjuar ndonje deputet ne Parlament te flase qofte 20 sekonda per kete tmerr? Asnjehere.
Kerkush nuk i sheh, edhe pse vuajtjet e tyre nuk mund te tregohen me fjale.
Nje komb nuk mund te kete tragjedi dhe cnderim me te madh se kaq. Por prape, askujt nuk i intereson?
Keto nuk kane vota. Meqe nuk kane vota politika nuk i sheh. Ato nuk kane leke. Meqe nuk kane leke nuk i intereson askujt te merret me to.
Ne armaten e krimit, ata qe trafikojne dhe prostituojne femrat, jane rraca me e ndyre. Por ne nuk i ndjekim trafikantet. Ne vend qe t’i cojme pas hekurave, i cojme ne parlament.
Ndyresi. Cdo femije, vajze, moter apo nene e trafikuar eshte nje njolle e madhe turpi per te gjithe ne, pa perjashtim. Por mbi te gjitha eshte nje turp per ata, qe jane mandatuar me pushtet dhe qe si bastarde, qendrojne indiferente perpara kesaj gjeme.
Ndyresi!