Një aksident i rëndë rrugor u mori jetën dy vajzave shqiptare dhe dy të rinjve italianë, në Itali. Ai ndodhi në orët e para të ditës së sotme në në komunën e Guidonës, në afërsi të Romës.
Makina ku gjendeshin katër të rinj ka dalë nga rruga si pasojë e shpeshtësisë dhe është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e dy vajzave Xhesika Ginaj. 19 vjeç dhe Ambra Shaliani 18 vjeç qe ishin ulur në sediljen e pasme të makinës. Ndersa dy të rinjtë italianë janë identifikuar si Federico B. 18 vjeç dhe Riccardo M. 19 vjeç.