Home KRYESORE Vajza me shami sulmohet në Shkup: “Shqiptare e ndyrë”

Vajza me shami sulmohet në Shkup: “Shqiptare e ndyrë”

Në qendër të Shkupit një studente shqiptare është sulmuar fizikisht nga tre maqedonas për shkak të mbulesës në kokë. 19-vjeçares Sumeja Ademit fillimisht i është thënë se ky është vend i krishterëve, ndërsa ata me mbulesë duhet të zhduken nga kanë ardhur, në Arabinë Saudite.

Për Anadolu Agency, Sumeja tha se së bashku me një shoqe të saj maqedonase të universitetit, dy meshkuj dhe një femër, pa e ditur që vajza tjetër ishte maqedonase, fillimisht e fyen duke i thënë shqiptarë të ndyrë dhe terroristë të mallkuar.

Pasi shqiptarja pyeti se ku qëndron problemi, ata tentuan t’ja heqin mbulesën dhe pas disa lëndimeve të lehta janë larguar.

Sipas studentes shqiptare, kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të krizës aktuale politike në Maqedoni. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhim u shpreh se ky rast duhet të paraqitet menjëherë në polici./lapsi.al

Share: