Nga Era Cela
E ëmbël, e dashur, e bukur, seksi, e qeshur, e talentuar e guximshme dhe me vullnet për të ecur përpara. Kudo që shkel këmba e saj ka korrur suksese dhe, prej muajsh ka nisur një jetë të re në SHBA, ndërsa është një ndër këngëtaret më të lakmuara për momentin.
Pra e kam fjalën për këngëtaren e mirënjohur shkodrane Valbona Peraj e cila gjithmonë ka ditur te na befasoje. Por këtë herë ndryshimi vërtetë ka qënë i pa besueshëm.
Ajo na ka habitur të gjithëve kur këngëtaren seksi e pamë me look të ri. Bona prej disa muajsh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes së bashku me djalin e saj Albon dha nënën e saj. Këngëtarja Peraj atje ka nisur një tjetër rrugëtim, atë të ëndërrave Amerikane.
Në një intervistë për Përqasja.com, Bona tregon çdo detaj të kësaj ëndrre. Bona flet për karrierën atje dhe për vështirësitë që ka si emigrante por dhe për surprizat dhe projektet që do të ketë në të ardhmen.
Për herë të parë ajo flet dhe për jetën e sajë private.
Valbona prej muajsh ju keni nisur një jetë të re ne SHBA bashkë me djalin tuaj si po ju shkon?
Po është e vërtet, e pashë që Shqipëria me ndryshimin e pushteteve u bë e pa suportueshme për mua; si dhe një vend pa të ardhme për fëmijët tanë.
Kështu dhashë dorëheqje nga Ministria e Infrastrukturës, DPSHTRR ku unë punoja prej 6 viteve. Duke parë njerëz të pa aftë që sillte pushteti në postet drejtuese, vendosa të provoj ëndrrën e madhe Amerikane.
Bona pak ditë më pare ju keni ardhur për të gjithë adhuruesit tuaj me një look të ri. Pse ky ndryshim ?
Lool, është e vërtet madje dhe të gjithë miqtë e mi nuk e besojnë prerjen e flokëve të gjata! Kjo meqë të gjithë kanë krijuar atë imazhin për mua me flokët e gjata.
Në fakt, meqenëse bëra një ndryshim rrënjësor në jetën time dhe për herë të parë ika për të jetuar jashtë vendit tim, ku kam vendosur për te jetuar përgjithmone këtu, bashkë me djalin tim Albo, mendova pse te mos të ndryshoj dhe look-un tim… Skam bërë keq besoj hahahahah.
Ti mbetesh gjithmonë e veçantë Bona, por cili është ai element që të bën kaq të veçantë nga të tjerët?
Faleminderit e dashur. Unë thjesht jam vetvetja. Pranoj që në jetën time nuk kam patur vetëm ditë të bardha e se jeta ime nuk ka qënë e përkryer.
Ka shumë personazhe qe kur dalin në ekrane, mburren dhe sajojnë lloj lloj historish, madje dhe banale për të qenë në qendër të vëmendjes së publikut.
Unë pranoj që në jetën time kam parë edhe vdekjen me sy dhe kam prek ferrin me dorë dhe ndoshta, është kjo që më bën ndryshe nga të tjerat…
Pak ditë më parë ti je përfolur për një lidhje me një nga pjesëtarët e familjes së Hollivudit. Cila është e vërteta e kësaj lidhje?
Në fakt, unë kurrë nuk kam dashur të flas për jetën time personale. Kjo, pasi ajo është një pjesë e imja dhe nuk dua të futem në kategorinë e disa femrave që dalin e përgojojnë emra deputetësh imagjinarë, apo prononcohet me krenari në ekranet e Tv-ve si dashnore e një plaku, apo të një mbeturine politike ose biznesi, si e si, të të bëhen lajm.
Por nëse ka dicka për jetën time personale që duhet ta them ,do e them në momentin e duhur …
Pse gjithë këngëtarët më me emër dhe pjesa më e madhe intelektuale po i ikin Shqipërisë…
Shqipëria për mendimin tim nuk po di të dalë nga tranzicioni i stërzgjatur që e ka pushtuar. Ai vend është kthyer në një lemsh te madh, ku njerëzit kalojnë nëpër vështirësi vetëm për të mbijetuar.
Amerika dhe emigrimi për mua nuk është janë te lehte. Unë duhet të filloj çdo gjë nga e para. Si nga njohja dhe konvertimi i dy universiteteve të mia deri në krijimin e miqve të rinj. Të filloj çdo gjë nga e para. Pra, ajo Kala modeste që ndërtova në shqipëri, është tashme e pa vlerë këtu ku jam unë.
Bona flitet gjithashtu se ti do na suprizosh dhe me një super projekt muzikor së shpejti. A mund të na thuash diçka më shumë për këtë?
Në fakt, unë do kthehem në verë me një këngë dhe klip të ri… Kam menduar një Bonë komplet ndryshe. Ndoshta do jem një zhgënjim për fansat e mi, por jo besoj se do me pelqejne si gjithmone dhe do pelqejne edhe ndryshimin tim.
Këtë herë, do te dal nga kompozitorët dhe tekst shkruesit shqiptarë. Kaq për momentin… ahahah
Pashë që nga fillimi deri në fund kjo intervistë paralajmëron surpriza. ne fakt besoj krejt normal.ti ke qene gjithmonë artistja e surprizave.
Ahahhah Po, madje shumë befasuese për adhuruesit dhe miqtë e mij…