Home KRYESORE Lubonja: Lu e Vlahutin s’kanë respekt për ne! Te reforma s’kam shumë...

Lubonja: Lu e Vlahutin s’kanë respekt për ne! Te reforma s’kam shumë shpresë!

Fatos Lubonja thote se ardhja në Tiranë e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, organizmi që do mbikëqyrë zbatimin e ligjit të Vettingut, pjesë e reformës në drejtësi, nuk është se prezanton ndonjë mrekulli.

Sipas tij, problemi më i madh është qeveria që mendon se ligji është për të tjerët e jo për ministrat e saj.

“Kur dëgjoj këto fjalët për shpresë nga vettingu më kujton komunizmin, për të cilin flitej si një e ardhme e ndritur, ndërkohë që realiteti ishte mjerim total. Ne kemi përditë raste skandaloze që tregojnë mungesën e sensit të drejtësisë të kësaj qeverisje. Qeveria kujton se me ligjin kanë të bëjnë vetëm të tjerët.

Një kritikë bën një zv.ministër pse shkojnë paratë e qeverisë vetëm tek Bolino dhe e hedhin në rrugë. Rama merret më shumë me ekspozita, prandaj them se kanë humbur çdo sens realiteti çdo sens drejtësie.

Prandaj në këto kushte të flasësh de do bëjnë mrekulli me vettingun është si t’i thuash të mbyturve kapu pas fijes së kashtës”,- tha Lubonja per News 24.

Duke u ndalur tek OMN, Lubonja tha se janë shqiptarët ata që duhet ta kërkojnë drejtësinë si në Rumani ku 500 mijë njerëz dalin në shesh.

“Vura re se delegacioni e vuri theksin tek fakti që vettingun do e bëjnë shqiptarët dhe ata do jenë vëzhgues, tregon një lloj respekti nga ana e tyre, që nuk e kam parë tek Lu e Vlahutin.

Por, të kthejmë sytë nga Rumania, na është folur si shembulli që ndjek Shqipëria, shikoni ç’do të thotë reformë kur dalin 500 mijë njerëz në shesh, nuk mjafton një reformë në letër, nuk është çështje vettingu por i një kulture të popullit, reagimi i tij ndaj padrejtësisë që për fat të keq në Shqipëri mungon”,- tha Fatos Lubonja analisti pa kompromise ne opinionet e tij.

Share: