Home KRYESORE Zyrtari i policisë: Si u fshinë kamerat e hotelit të Balilit kur...

Zyrtari i policisë: Si u fshinë kamerat e hotelit të Balilit kur shkuam ne!

Çështja “Klement Balili” është diskutuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 të gazetares Eni Vasili. Aty ka folur Idajet Faskaj, drejtori për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Ai ka rrëfyer disa të pathëna rreth operacionit për kërkimin e të shumëkërkuarit Klemend Balili, i cilësuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’.

“Në 17 maj ka mbërritur në Interpol Tirana kërkesa për kërkim ndërkombëtar të shtetasit Klement Balilit, për implikimin në trafik droge në shtetin greke. Në mbërritje të kërkesës iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë. Siç e përcakton dhe procedura dhe ekstradimi, ka një përjashtim kur bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. Nuk mund të sqaroj pyetjen se pse nuk u arrestua, pasi duhet të flas për ekstradimin. Çështja penale ka nisur nga shteti grek. E kemi çuar materialin në Krimet e Rënda dhe pas ndërhyrjes së policisë greke, që ka arrestuar 15 persona, ka nisur dhe hetimi për Balilin. Balili ka qenë i implikuar në këtë çështje. Në momentin që kishim procedimin, nuk kishim materiale për këtë person. I kërkuam autoriteteve greke se çfarë materialesh kanë pasur për të” – tha Faskaj.

“Nuk e kemi informacionin se ku ndodhet shtetasi Klement Balili. Kemi bërë kërkime dhe kemi informacionet tona, po i përpunojmë. Nuk e dimë se ku ndodhet, nëse do e dinim do e arrestonim.

A ka pasur dekonspirim? Janë kryer disa operacione. Ka pasur momente ku kemi dyshimet tona se ka pasur rrjedhje informacioni. I janë çuar prokurorisë për t’u hetuar” – tha zyrtari i lartë i policisë.

Në lidhje me akuzat e ish-ministrit Manjani, Faskaj bën këtë koment.

“Unë nuk e di se çfarë akuzash bëjnë qarqet politike. Politikanët mund t’i shikojnë me ngjyra, kurse policia nëse janë shkelës të ligjit apo jo”.

A ka pasur përgjues në hotelin e Balilit?

“Ne nuk administrojmë hotelet e Balilit e se dimë çfarë kanë kamerat. Është bërë kontroll por nuk ka pasur pajisje të kamerave filmike. Kamerat ishin por pajisja është hequr më para se të bënim kontrolle. Me sa duket i kanë marrë masat para se të shkonim ne” – tha zyrtari i lartë i policisë./lapis.al

Share: