Nga Kasem Seferi
Drejtoria e Përgjithshme e Sipërmarrjes dhe e Industrisë në Komisionin Europian, e interesuar për Procedurat e Thjeshtëzuara të Plotësimit të Kërkesave të Legjislacionit Tatimor, angazhoi një grup ekspertësh të fushës për të studjuar rastet e praktikave më të mira, me qëllim që të tregonte se çfarë duhet të bëjë një administratë tatimore për të lehtësuar proçedurat e plotëdimit të kërkesave të legjislacionit tatimor.
Për këtë qëllim u formuluan disa leksione të përgjithshme mbi çështjen e përmirësimit të mëtejshëm të mjedisit për bizneset tatimpagues (Final Report of Expert Group – Personal Income Tax, Corporate Income Tax, Payroll Tax, June 2007), me shpresën se, këto leksione, do të merreshin në konsideratë nga çdo vend në proçesin e politikë – bërjes tatimore.
Leksioni i parë: është vendosja e një mjedisi stabël dhe të parashikueshëm rregullator, që shihet si një mënyrë për të vënë jetë parimin: “së pari mendo për biznesin e vogël” në proçesin e të tatuarit.
Natyrisht, bizneset, do t’i mirëprisnin ndryshimet në legjislacionin tatimor që do të ishin në favorin e tyre sepse, një nga arsyet kryesore të kostove mëdha të plotëdimit të kërkesave të legjislacionit tatimor, janë ndryshimet e shpeshta në proçesin e politikave të të tatuarit të qeverisë; prandaj, ndryshimet e legjislacionit tatimor dhe proçedurave tatimore, duhet të jenë në minimumin e tyre.
Deklaratat vjetore, në datat e planifikuara, si dhe përmbajtja e ndryshimeve, duhet të viheshin në dispozicion të bizneseve tatimpagues në fillim të secilit vit, me qëllim që të zvogëloheshin kostot e marrjes së informacionit mbi ndryshimet e bëra në legjislacionin tatimor.
Deklarata të tilla, mund të përmbajnë lidhje që sigurohen me udhërrëfyes të mëtejshëm, për t’i siguruar bizneset se duhet të informohen paraprakisht mirë në lidhje me rregullat e reja (për shembull, me një faqe në internet,ose website), që tregon se cilat rregulla po përgatiten dhe fazën në cilën ndodhen ato.
Leksioni i dytë: është integrimi i regjistrimit për qëllime tatimore brenda regjistrimit të përgjithshshëm të biznesit (QKR dhe QKL, tashmë në një të vetëm) dhe prezantimit të zyrave me një ndalesë, për arsye se këto zyra do të ndihmonin në zvogëlimin e kostove të marrjes së informacionit dhe plotëdimit të kërkesave të legjislacionit tatimor.
Kostot që i shkaktohen biznesit në marrjen e informacionit mbi çështjet tatimore mund të zvogëlohen me anë të sigurimit të informacionit për të gjitha tatimet në zyrat me një ndalesë, ku përveç sigurimit të informacionit, bëhet edhe regjistrimi i bizneseve për qëllime tatimore; zakonisht.
Regjistrimi tatimor mund të konsiderohet si pjesë e proçesit të regjistrimit të përgjithshëm për një biznes të ri (QKR dhe QKL) duhet të jenë, gjithashtu, në dispozicion si një shërbim online.
Me qëllim që të sigurohet plotëdimi i saktë i kërkesave të legjislacionit tatimor nga bizneset tatimpagues të rinj, administrata tatimore mund të dërgojë njoftime të shkurtëra me e-mail, ose mjete të tjerë, pasi bizneset të jenë regjistruar për qëllime tatimore; shënim. në disa vende bizneseve të rinj u bëhet një vizitë në vend për t’u siguruar ndihmë të mëtejshme.
Leksioni i tretë: është informacioni i përgatitur mirë mbi çështjet tatimore, që ndihmon për të zvogëluar kostot e plotësimit të kërkesave të legjislacionit tatimor për bizneset e vegjël, kur legjislacioni tatimor përpiqet të mbulojë të gjitha llojet e transaksioneve ekonomike.
Shumë kushte, nuk janë të zbatueshme për bizneset e vegjël, për arsye se ka rëndësi për bizneset e vegjël që informacioni që u jepet të jetë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, si dhe nuk i ngarkon ato me fakte që atyre nuk u nevojiten t’i dinë për qëllimet e biznesit të tyre.
Në përgatitjen e informacionit, administrata tatimore duhet të këshillohet mirë që të kërkojë ndihmën e profesionistëve të informacionit, pasi përveç websiteve dhe broshurave mund të konsiderohet një hapsirë e gjërë e kanaleve të informacionit dhomat e tregtisë, seminaret, qendrat e thirrjeve, vizitat e zyrtarëve tatimorë, etj.
Parimi me “një ndalesë” mund të përdoret gjithashtu për shpërndarjen e informacionit sapo biznesi tatimpagues regjistrohet, madje, në rastin kur tatime të ndryshme mbulohen nga dy ose më shumë administrate, do të ishte mirë të kishin një qendër të vetme informimi për bizneset tatimpaguese me qëllim që t’i ndihmonte ato për të ulur kostot e informacionit.
Leksioni i katërt: është ai që bizneseve të vegjël u nevojitet informacion dhe ndihmesë mbi ndryshimet e legjislacionit tatimor, sepse një prej sfidave më të rëndësishme që perceptohet nga bizneset janë ndryshimet e shpeshta të legjislacionit tatimor, që të çojnë në pasiguri në lidhje me trajtimin e ardhshëm tatimor të transaksioneve.
Për arsye se, kur ndodhin ndryshime, informacioni në kohën e duhur mbi ndryshimet tatimore do t’i ndihmonte bizneset të bënin korigjimet e duhura dhe do të ishte më i dobishëm kur përgatitet sipas nevojave të bizneseve të vegjël do të shpërndahej nëpërmjet një varieteti kanalesh.
Administrata tatimore, për shembull, mund të siguronte një shërbim me anë të e-mail, lajmërues pa pagesë për bizneset dhe, vlera e një shërbimi të tillë për bizneset e vegjël, mund të rritet më tej me anë të filtrimit të informacionit bazuar mbi një profil përdoruesi që nuk zbatohet prej tyre.
Leksioni i pestë: është se interpretimet lidhëse të legjislacionit tatimor ekzistues, si dhe rregullat zyrtare që e zvogëlojnë pasigurinë, vjen si reziltat se interpretimi i legjislacionit ekzistues, shpesh, është i vështrirë për bizneset tatimpagues, madje dhe për praktikuesit tatimorë, për arsye se, përveç interpretimit të përgjithshëm të legjislacionit ekzistues tatimor, ka situata ku bizneseve tatimpagues u nevojitet qartësi mbi trajtimin tatimor të disa transaksioneve.
Në qoftë se bizneset tatimpagues kanë të drejtë të marrin, me shkrim, interpretimin lidhës të legjislacionit tatimor nga administrata tatimore në lidhje me rrethana të veçanta brenda një kohe relativisht të shkurtër, kostot dhe risqet që rezultojnë nga pasiguritë dhe keqkuptimet mund të zvogëlohen në mënyrë të konsiderueshme.
Praktikat zyrtare janë më të dobishme kur bizneset tatimpague janë në gjendje të plotësojnë kërkesat e legjislacionit tatimor pa ndihmën e juristit, ose ekspertit tatimor (për shembull, atje ku bizneset tatimpagues lejohen të plotësojnë një kërkesë në mënyrë direkte dhe proçedura nuk është tejet e komplikuar).
Në qoftë se ka kuota ose pagesa të njëjta për një interpretim, ose praktikë një zyrtare, ato duhet të vendosen në mënyrë të përshtatshme për penguar dukshëm plotësimet e panevojshme të kërkesave të legjislacionit tatimor, ose abuzimin e sistemit, por jo kaq shumë sa për të penguar kërkesat e vërteta.
Leksioni i gjashtë: janë metodat e thjeshtëzuara për kontabilitetin tatimor dhe për vendosjen e bazës tatimore mund të zvogëlojnë kostot e plotësimit të kërkesave të legjislacionit tatimor për bizneset e vegjël; për bizneset e vegjël (veçanërisht, mikrobizneset), format e thjeshtëzuara në dispozicion të kontabilitetit tatimor dhe vendosja e bazës së tatueshme, si opsione përgjatë metodave “të plota” ose “standarte”, përfaqësojnë një përparësi të madhe.
Të tilla metoda të thjeshtëzuara përfshijnë, për shembull, sistemet e marrjes me mend për bazën tatimore në vetvete ose për elementë të rëndësishëm që nevojiten për të vendosur bazën tatimore (për shembull, kostot, qarkullimi).
Një opsion tjetër që mund të konsiderohet është sistemi i shumave të caktuara për tatimin e të ardhurave, për arsye se në përgjithësi, kërkesat për kontabilitetin tatimor duhet të jenë më pak të komplikuara për bizneset e vogla.
Leksioni i shtatë: është plotësimi i deklaratave tatimore dhe kërkesave të tjera që deklarohen, për arsye se bizneset tatimpagues të vegjël, zakonisht, strukturohen dhe operojnë në një mënyrë më të thjeshtë se sa bizneset tatimpagues të mëdhenj, për arsye se ato nuk angazhohen në transaksione të komplikuara, gjë që mund të pasqyrohet në formularët tatimorë që duhet të përdorin këto biznese.
Formularët e mirë tatimorë kanë pamjen e një përdorimi miqësor, që i shmangin termat e komplikuara teknike ose shkurtimet dhe është më se e dobishme në qoftë se formularët do të shoqëroheshin nga një fletëpalosje e shkurtër shpjeguese (natyrisht fletëpalosja më e mirë në botë nuk do ta kompensonte formularin e komplikuar së tepërmi).
Përveç kësaj, administrata tatimore mund t’u japë ndihmesë bizneseve të vegjël në plotësimin e deklaratave tatimore (për shembull, nëpërmjet qendrave të thirrjeve). Në shkallën e mundur dhe në konformitet me menaxhimin e riskut për të ardhurat, afatet e fundit për bizneset e SME – ve duhet të merren në atë mënyrë që merr në konsideratë problemet e veçanta që bizneset e vegjël, shpesh, kanë kompleksitete me legjislacionin tatimor.
Shpeshtësia e plotësimit të deklaratave tatimore duhet të marrë në konsideratë burimet e kufizuara që kanë bizneset e vegjël kur duhet të merren me obligimet administrative dhe ato nuk duhet të jenë më shumë se njëherë në vit (përveç rasteve të justifikuara).
Leksioni i tetë: është deklarimi elektronik i deklaratave tatimore, që shpejton proçedurat dhe zvogëlon kostot e plotëdimit të kërkesave të legjislacionit tatimor; sitemet e deklarimit elektronik ofrojnë një numër të madh përparësish dhe ndihmojnë për të zvogëluar gabimet e plotëimit të kërkesave të legjislacionit tatimor, për arsye se kur prezantohen sistemet e deklarimit elektronik, nuk duhet të harrohen se bizneset e vegjël mund të kenë probleme të veçanta teknike dhe financiare me instalimin e teknologjisë së re dhe adaptimin e tyre me atë.
Nxitës të tillë si afatet e fundit më fleksibël, ose ripagesa më të shpejta të tatimeve mund t’u ofroheshin bizneseve që përdorin sistemet e deklarimit elektronik. Sistemet e deklarimit elektronik janë, veçanërisht, të dobishëm, në qoftë se ato lidhen me programet e ndihmës elektronike dhe kontrolle të besueshme.
Leksioni i nëntë: janë përkujtesat e pagesës dhe llogaritë tatimore individuale që shpejtojnë pagesën dhe proçedurat e rimbursimit; përkujtesat automatike të pagesës nga autoritetet tatimore (për shembull, me e-mail), që i informojnë dhe i përkujtojnë bizneseve, paraprakisht, mirë dhe saktë datat e pagesës, mund të ndihmojnë pagesat e vonuara dhe proçedurat e ndëshkimit.
Për secilin tatimpagues (biznes), autoriteti tatimor duhet të ketë një llogari tatimore për tatime të ndryshme, që duhet t’i japë të drejtën e hyrjes tatimpaguesit nëpërmjet internetit.
Leksioni i dhjetë: janë proçedurat e gjobave që mund të shmangen, ose të zvogëlohen nga informacioni i veçantë për bizneset e reja, për arsye se informacioni i veçantë dhe këshillimi nga administrata tatimore për bizneset e reja (për shembull, seminaret, vizitat personale nga zyrtarët tatimorë, etj), ndihmojë për të siguruar se këto biznese informohen plotësisht rreth obligimeve të tyre dhe i kuptojnë ato; disa administrata tatimore e gjejnë të dobishme gjithashtu të ngrenë drejtori të veçanta për t’u marrë me bizneset e reja.
Obligimet/detyrimet tatimore të tatimpaguesit që kanë lidhje me kostot e plotësimit të kërkesave të legjislacionit tatimor janë: mbledhja dhe ruajtja e të dhënave për të plotësuar deklaratat tatimore dhe kërkesat e shtruara nga kontrolli tatimor; kryerja e pagesave tatimore; plotësimi i formularëve tatimorë; pagimi i pagave të punëmarrësve sipas formularëve tatimorë (tatimi i mbajtur në burim mbi pagën e punës dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore); koha e harxhuar në marrëdhëniet me administratën tatimore; njohja me legjislacionin tatimor dhe me ndryshimet e tij; pagesa për kontabilistin dhe/ose juristin/këshilltarin tatimor.
Mesatarisht, këto kosto llogariten se, 90 për qind e kostos totale të plotësimit të kërkesave të legjislacionit tatimor, i përket bizneseve të vegjël.
Rreth 160 mijë biznese tatimpagues të vegjël, që japin/kontribuojnë deri në 10 për qind të të ardhurave totale tatimore në mbarë botën – më pak në Shqipëri (studim ky i bërë dhe i konfirmuar nga FMN) – por që punëson dhe kushtëzon shitjet e bizneseve tatimpagues të mëdhenj dhe të mesëm, të regjistruar për TVSH dhe tatimin mbi fitimin, etj, kanë qenë dhe mbeten çelësi/hapësi për “dyert” e suksesit në administrimin e legjislacionit tatimor.
Kasem Seferi – ekonomist