Dëshpërimi i qeverisë dhe kokëkrisja e kryeministrit për të shpërfillur Opozitën, ka hyrë tanimë edhe në një “luftë konspirative”.
Disa mjeshtra të vjetër të ish Sigurimit të Shtetit, punojnë “gratis” për shefin e qeverisë, sepse fëmijët e tyre janë të mirë punësuar në disa drejtori të rëndësishme, ku sigurisht fitohet shumë. Në këtë drejtim ata janë “idealistë” dhe punojnë për të ardhmen e nipçeve të tyrë që jetojnë në vila të mëdha dhe kanë biznese që lidhen me qeverinë. Sipas burimeve të 360grade.al, ish Sigurimsat i kanë propozuar kryeministrit nje platformë të qartë dizinformuese, si pjesë e luftës politike, për çoroditjen e opinionit publik. Të mirëshkolluar në ish Bashkimin Sovjetik, në shkollat e KGB-së, ata janë mjeshtra të krijimit të “legjendave”, me qëllim hutimin taktik të kundërshtarit, në këtë rast të Opozitës dhe të Lsi.
“Legjenda”, është një rrëfim i sajuar me art, ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë në kufinjtë e besueshmërisë, dhe që përzien elementë të vërtetë me element të gënjeshtërt, dhe sigurisht fallsifikon për bukuri, të vërtetën duke sjellë një sërë hamendësishmesh të rrejshme, që përçajnë sot kundërshtarin, ashtu si përçanin dje armikun e klasës apo shërbimet borgjeze të botës kapitaliste. Të asaj bote kapitaliste ku sot janë integruar në mënyrë perfekte, përsëri në majë të kupolës.
Sipas disa “Legjëndave nëna ” dhe “legjendave bijëza”, që përhapin zyrat e propagandës së qeverisë, mbasi kanë marrë të gatshme hartimin e tyre mjeshtëror nga ish sigurimsat, në pjekurinë e tyre profesionale maksimale, janë future në qarkullim këto versione.
Burimet e 360grade.al, kanë mundur të perceptojnë disa prej tyre.
Legjenda e parë, lidhet me takimet e fshehta Rama-Basha. Fillimisht 15 muaj më parë në Vienë, në praninë e një biznesmeni të njohur, mik i Berishës dhe sëfundmi, në marrëdhënie të shkëlqyera me kryeministrin. Sipas kësaj “legjende”, në këtë drekë të hershme, janë hedhur bazat e “Marrëveshjes” për një qeveri PS-Pd, me qëllim shfarosjen e të gjitha partive të tjera të ndërmjetme. Pra një Marrëveshje politike, në interes të të dy palëve dhe të dy partive, edhe Pd edhe Ps.
Legjenda e dytë, që është një legjendë bijë e “drekës sekrete Basha-Rama” dhe lidhet me aktualitetin.
Sipas kësaj, është mbrritur në një “Marrëveshje sekrete”, përmes përfaqsuesve të familjeve Berisha dhe Rama, pa dëshmimtarë. Kjo “marrëveshje i siguron Berishës” paprekshmëri familjare të të gjitha planeve, në këmbim të një mandati të dytë qeverisës për Edi Ramën. Në këmbim të këtij mandati, Rama, do të njohë në vitin 2021, si kryeministër Lulëzim Bashën.
Legjenda e tretë, që është gjithmonë edhe ajo një legjendë “bijë” e takimit të fshetë Rama-Basha, takim legjendë që është futur me art në mendjen e politikës por edhe të opinionit publik, ka të bëjë me të ardhmen e Çadrës ku reziston sot PD.
Sipas kësaj legjende, Basha, ka bërë edhe ai një “marrëveshje të fshehtë”, të mbrritur nga ndërmjetësit, që “qeverinë teknike” parazgjedhore, ta mbrrijë duke përpiluar një listë ministrash, me mandat qeverisës deri në Shtatorin e ardhshëm, pasi Zgjedhjet do të shtyhen, ku do të marrin pjesë, vetëm emra të përzgjedhur të Ps dhe të Pd, duke e larguar Lsi, në opozitë. Kjo qeveri teknike Pd-Ps, do të arrihet përmes disa të dërguarve ndërkombëtarë, që gjoja do ta imponojnë në emër të stabilitetit të domsdoshëm” të Shqipërisë, si qeveria Fino në vitin 1997. Kjo është edhe arësyeja thonë burimet e 360grade.al, që qeverisë së Bashkim Finos, të vitit ’97, po i bëhet reklamë indirekte ka ca kohë, me pretekstin se ka mbushur moshen 20 vjeçare. Në krye të kësaj qeverie “teknike”, do jenë disa “senatorë” të vjetër politikë, të pëlqyer edhe nga e djathta edhe nga e majta, të tipit Fatos Nano apo Rexhep Meidiani, që kanë edhe pëlqyeshmëri publike.
Do te jetë më pas, përvoja “stabilizuese” e kësaj qeverie teknike, që do të krijojë kushtet për krijimin e Koalicionit të Madh, Ps dhe Pd, me kryeministër Edi Ramën në periudhën 2017-2021 dhe kryeministër Lulëzim Bashën, në periudhën 2021-2025.
Ndërkohë do të bëhet një “spastrim politiko-gjygjsor”, në këtë periudhë 8 vjeçare bashkëqeverisëse, të të gjithë atyre që nuk janë pjesë e kësaj “marrëveshjeje sekrete”. /360grade.al/