Home KRYESORE 360grade.al: Zbulohet oferta e mazhorancës për Bashën, largohet Tahiri, kush do e...

360grade.al: Zbulohet oferta e mazhorancës për Bashën, largohet Tahiri, kush do e marrë MB?

Në këto minuta mesa duket në koridoret e politikës po zhvillohet një debat i nxehtë mbi të ardhmen e qeverisë. Mesa duket, sipas burimeve të 360grade.al, në koridoret e PD qarkullon zëri se mazhoranca dhe veçanërisht Kryeministri Edi Rama i ka propozuar LSI e PD një ofertë për të dalë nga kriza institucionale dhe për të rikthyer opozitën në kuvend, pa qenë nevoja e qeverisë teknike.

Siç mësohet, Edi Rama i ka ofruar Ministrinë e Brendshme LSI-së, së Ilir Metës, dhe personi që do drejtojë këtë dikaster thelbësor për zgjedhjet, do të jetë një figurë që do të ketë dhe konsesusin e PD-së, e cila nga krahu tjetër do të marrë dhe një nga drejtorit që lidhet drejt për drejt me zhvillimin e Vettingut.

Gjithashtu, Rama i ka ofruar dhe Avokatin e Popullit Partisë Demokratike, teksa LSI do të ketë drejtorinë e Institutit të Lartë të Kontrollit të Pasurisë (ILDKP). Në diskutime mësohet të jetë dhe Presidenti, emri i të cilët duhet të dalë me patjetër me mbi 84 vota, pra 2/3 e kuvendit dhe me konsensus të gjerë.

A do të pranojë Basha këtë ofertë mazhorancës dhe a është kjo një zbrapsje e vërtetë e Ramës përballë protestës së PD, duke i dhënë kështu një fitore Bashës? A ka lidhje kjo zbarpsje e Ramës me vizitën e Mogherinit?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve pritet ti marrim në orët në vazhdim…/360grade.al

Share: