Home KRYESORE Basha: Largimi i ministrave, pasojë e rivalitetit mes bandave!

Basha: Largimi i ministrave, pasojë e rivalitetit mes bandave!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në një lidhje direkte nga çadra e protestës për emisionin Opinion ka deklaruar se opozita nuk leviz nga vendimi i saj i deklaruar, ajo kërkon qeveri teknike dhe jo kokën e disa ministrave. Kreu i opozitës, tregoi se largimi i atyre ministrave ka ardhur si pasojë e qeverisjes së Shqipërisë nga rivaliteti mes bandave.

Basha tha se është fakt se në Shqipëri nuk qeveriset nga politikanë të mirë dhe të këqinj, por nga bandat rivale mes tyre. Ai tregoi se Edi Rama nuk qeveris me platformë politike, por me një filozofi bandash.

“Është zëvëndësuar përfaqësuesi i një bande me një bandë tjetër. Është zëvëndësuar me bandën e Hakmarrjes për Drejtësi”, tha Basha.

Basha theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për t’u tërhequr nga protesta, e vërteta e hidhur është se largimi i ministrave të kabinetit ishte rezultat i përplasjes mes bandave.

Share: