Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish- bashkëshortes së tij ne familje! Tashme në pranga ka rënë Genci Ahmeti, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij shtetases O.A., 31 vjeçe, në lagjen “11 Janari” dhe ka ushtruar dhune fizike ndaj saj, në prani të dy fëmijëve të tyre. Sipas policisë dhuna e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes ka ardhur për motive të dobëta.