Alban Zusi, ish zv/Ministri i Bujqësisë, në një lidhje telefonike gjatë emisionit “Versus” ka thënë që sistemi i sigurisë ushqimore në ditët e sotme është i fragmentizuar, nuk është i plotë.
Sipas tij sistemi duhet të jetë i unifikuar në një sistem të vetëm, pasi vetëm kështu mund të kemi nën kontroll të gjithë sigurinë e ushqimeve, që nga momenti i matrikullimit deri në momentin që çdo qytetar e vë në tryezë.
Kjo gjë duhet bërë, pasi AKUja nuk mund të futet të bëjë kontroll në thertore, këtë gjë duhet ta bëjë drejtoria veterinare dhe kështu mund të ikin shumë detaje të rëndësishme të një kontrolli të rëndësishëm, e ka mbyllur fjalën e tij ish zv/ministri.