Home KRYESORE Basha akuza Ramës nga PPE: 75% e vendit me drogë, përgjegjëse qeveria

Basha akuza Ramës nga PPE: 75% e vendit me drogë, përgjegjëse qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se 75% e territorit të Shqipërisë është mbushur me parcela me drogë, gjatë fjalës që mbajti në Kongresin e Partive Politike Europiane, në Maltë.

Basha theksoi se Shqipëria është vendi i parë për prodhimin e marijuanës, dhe për këtë ka përgjegjësi qeveria, ndërsa parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur dhe sjellin të ardhura të shumta.

“Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin”, tha Basha.

Ndër të tjera Basha akuzoi qeverinë se kërkon të manipulojë zgjedhjet, duke deklaruar edhe se “beteja” për zgjedhje të lira do të vazhdojë.

“Qeveria po kërkon të manipulojë zgjedhjet. Nuk pranojnë votimin e numërimin elektronik. Shqiptarët ju bashkuan protestës në 18 Shkurt. Beteja jonë për zgjedhje të lira do të vazhdojë”, theksoi Basha./lapsi.al

Share: