Home KRYESORE Basha informon deputetët e PD pas vizitës në SHBA

Basha informon deputetët e PD pas vizitës në SHBA

Gjatë mbledhjes së kryesisë dhe të grupit parlamentar dje pasdite, mësohet se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka informuar deputetët për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha e konsideroi një nga vizitat më të suksesshme që ka pasur në SHBA, përfshirë edhe atë kur ka qenë Ministër i Jashtëm, kohë në të cilën takoi Sekretaren e Shtetit, Kondoleza Rajs.

Duke folur për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe qeverinë teknike, Basha i tha deputetëve se “mbështetja e SHBA do të konkretizohet shumë shpejt”.

Ndërkohë po dje kete atmosfere te përshkruar nga Basha e prishi disi, në një reagim të ambasadës amerikane për Top Channel, është deklaruar se “Qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”.

Share: