Home KRYESORE Plas “bomba”! Zbuloni faktet që vërtetojnë se Rozana dhe Fiori nuk janë...

Plas “bomba”! Zbuloni faktet që vërtetojnë se Rozana dhe Fiori nuk janë më shoqe!

Një javë më parë, dasma e Fiori Dardhës ka qenë një nga ngjarjet më të diskutuara në media. Një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte mospjesëmarrja e koleges së saj, Rozana Radi, në dasmë me te cilen moderojnë bashkë emisionin investigativ “Boom” në “Ora News”.

Fakti që Rozi nuk ka marrë pjesë në dasmë ka hedhur dyshime mbi marrëdhënien e tyre aktuale dhe mbi një zënkë të mundshme. Ato vazhdojnë të drejtojnë bashkë emisionin, edhe pse duket se ka diçka që ka ndryshuar mes tyre.

Gazetarët e emisionit “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, që transmetohet çdo të shtunë, në orën 18:00, në “ABC News”, kanë renditur disa fakte që tregojnë qartë se Rozi dhe Fiori nuk janë më shoqe.

Faktet si zakonisht bazohen mbi postimet në Instagram, prej njëfarë kohe ato nuk postojnë foto bashkë, nuk i bëjnë më “like” njëra-tjetrës dhe  mospjesëmarrja e Rozanës në dasmën e koleges së saj. (ha ha ha ha keta te thumbit te kenaqin fare…)

Përmes një statusi, këngëtarja u shpreh se nuk mund të ishte e pranishme gjatë ceremonisë për shkak të një koncerti në Sarandë, prej të cilit çuditërisht nuk pamë asnjë postim. Si qëndron vallë e vërteta pyesin thumbeshat!? Media

Share: