Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të presidentit të Maqedonisë, George Ivanov për të mandatuar Zoran Zaev si kryeministër, vetëm për shkak se ai pranoi edhe gjuhën shqipe si të barabartë.
Basha thotë se ky është një akt diskriminimi etnik që rrezikon stabilitetin e Maqedonisë.
Deklarata e Bashës
Me shqetesim te thelle percolla qendrimin e presidentit te Maqedonise per te refuzuar mandatimin e qeverise se re per shkak te pranimit nga ana e subjektit politik ne fjale te dygjuhesise.
E konsideroj kete qendrim nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni.
Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE eshte interesi me i mire i shqiptareve ne Maqedoni, dhe vullneti i te gjithe shqiptareve ne kete drejtim eshte i palekundur.
Por stabiliteti dhe rruga e integrimit te Maqedonise cenohet rende nga akte te tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhesise e emancipon Maqedonine nga ngercet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapesiren e lirise duke forcuar keshtu vete themelet e saj.
Rikonfirmoj mbeshtetjen per Platformen Shqiptare dhe ju kerkoj partive politike shqiptare ne Maqedoni te veprojne te bashkuara ne mbeshtetje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni.
Bashkepunimi dhe respekti i ndersjellte etnik eshte e vetmja rruge qe do ti garantoje Maqedonise stabilitetin, prosperitetin dhe rrugen e sigurte drejt integrimit euroatlantike.