Home KRYESORE Bëhu një grua e mirë për burrin tënd

Bëhu një grua e mirë për burrin tënd

Nga Blerta Haxhiaj

A rrezikohet familia shqiptare? Një grua vdiq! Një grua var veten! Familja presupozohet të jetë boshti i mbrojtjes, sigurise, vazhdimësisë së jetës së përbashkët mes individëve të dakorduar karshi njëri-tjetrit.

Burri duke marrë në dorë frenat e sundimit edhe në shtëpi, gruaja e humb pozitën e saj të respektuar duke u kthyer në një shërbëtore, një vegël e thjeshtë për të pjellë. “Përmbysja e së drejtës amtare ka qënë disfatë e madhe historike botërore e seksit femëror”.

Martesa shikohet si një institucion që duhet respektuar dhe u përmbajtur rregullave të vendosura në të, si një gjendjë shtetërore ku kontributi nuk është vetëm një-anësor por nga palët që janë aty.

Pushteti i formës sunduese e burrave shfaqet në formën patriarkale apo atë që e njohim edhe në ditet e sotme. Famulus do të thotë të jesh skllav shtëpie dhe familia quhen të gjithë skllevërit që janë të një njeriu.

Ky përkufizim që mund të quhet i papranueshëm shfaq origjinën e familjes e cila e adaptuar në ditët e sotme femra është thjeshtë një shërbëtore apo skallave në mentalitetin meshkujve. Në pjesën që e njohim te matriarkaliteti linja e origjinës është e identifikuar nga nëna duke hedhur poshte linjës e origjinës nga baba ku femra zotëronte një pozitë shumë të lartë në shoqëri.

Fëmija si prind që ta identifikonte kishte nënës sepse nuk dihej se kush ishte babai. Shndërrimi, që mashkulli të merrte rolin sundues ishte të vendosej linja e origjinës nga babai. Femra duhej te ishte e pastër (virgjer), kjo si shenjë e fëmijëve të ardhshëm që dëshmonin legjitimitetin si baba i ardhshëm. Gjë që akoma është një teme tabu në shoqërinë tonë.

Të jesh apo të mos jesh i virgjër. Ndryshimi nga matriarkaliteti në patriarkalitet ndodh në nivelin e fundit te egersite dhe nivelin fillestar të barbarisë. Duke u munduar te vihen themelet për një shoqëri me rregulla femra u humb rolin e saj. Legjitimimi i saj në familje nuk është më thjeshtë një bebe-bërëse, ajo tashmë zotëron shumë të drejta që i ushtron dhe me dinjitet i mbronë ato të drejta.

Një grua që dhunohet nën domenin familiar paraqet mjerimin dhe egërsinë e shoqërisë prapa skenave. Ekonomia e ulët, prespektive e dobët për të ardhmen dhe ne fund krim makabër. Vetërasja nuk justifikohet rastin E.S në Memlisht të Pogradecit sepse si ajo janë shume femra që dhunohen dhe nuk rrëfehen.

Kjo është si pasoje e edukates ndërshoqërore e implementuar nga brezat paraardhës “bëhu një grua e mire për burrin tend” plus çelësi kryesor martesa e cila është institucion dhe jo një prostitucion.

Dy anët e medaljes të një monedhe janë të shpalosura ndaj infomacionit ku në qendër është domeni i zhvilluar ndërsa ana periferike është tipike për krime të tilla. Të kesh informacion do të thotë të kesh rastin në dorë, por për shumë femra dhe gra nuk arrijnë të kenë këtë.

Familija shqiptare nuk rrezikohen nga elemente të jashtëm por nga vetë brendësia e saj. Familja është element aktiv që nuk shuhet asnjëherë që shkon krahas me zhvillimin e shoqërisë duke përqafuar risitë që ofrohen me një racionalizëm adeguat.

Pastërtia e femres dhe rrefimi i femrës do te mbesin për një kohë të gjatë mes përpjekjeve te hiqet njëra dhe të pranohet tjetra apo te jetë e para dhe të ngulfatet e dyta. Rrefimi eshte akti me i lartë të njeriu…nese nuk keni afër dikusht të ju dëgjoje gjithmone gjendet një mënyrë për tu rrëfyer.

Share: