Home KRYESORE Bosi shqiptar i drogës në Itali, kishte mbi 4000 klientë

Bosi shqiptar i drogës në Itali, kishte mbi 4000 klientë

Mediat italiane raportojnë se një shqiptar 37-vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte shënjestra e operacionit të antidrogës të policisë së Perugias të quajtur “Big Rock” (Guri i Madh).

37-vjeçari ishte pronari i një dyqani në Ferro di Cavallo, Fontivegge e Cortonese dhe sipas policisë, gjatë periudhës janar-mars në vitin 2013, ka qenë i përfshirë në 13 raste të shitjes së kokainës dhe i janë gjetur mbi 4000 kontakte në numrin e telefonit që përdorte për të kontaktuar klientët për shitjen apo shpërndarjen e drogës.

Policia italiane raportin se së bashku me 35 shqiptarë të tjerë ai u kthye në Shqipëri ku pasi kaloi pak kohë, me mendimin se tashmë ishte i sigurt dhe jashtë vëmendjes së policisë u kthye sërish në Itali, por policia e antidrogës e lokalizoi jashtë dyqanit të tij në Cortonese ku dhe e arrestoi.

Share: