Home KRYESORE Dalin përfundimet e analizave të mishit nga Brazili

Dalin përfundimet e analizave të mishit nga Brazili

Pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë në përfundimin se parametrat janë brenda normave të përcaktuara me ligj.

Sipas njoftimit të sotem AKU, “ Mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV. Nga përgjigjet e ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji.

Por, kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së dhe, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV”.

Share: