Home KRYESORE Dritan Sejko:Asnjë produkt nuk hyn në Shqipëri i pakontrolluar

Dritan Sejko:Asnjë produkt nuk hyn në Shqipëri i pakontrolluar

I ftuar në emisionin “Versus” në Report Tv, drejtori i AKUsë, Dritan Sejko, ka deklaruar që 100 për qind e produktit që hyn në Shqipëri kontrollohet nga inspektorët e AKU­së.

“Asnjë nga produktet që hyn në vendin tonë nuk kalon pa u kontrolluar nga inspektorët”, është shprehur Sejko. Gjithashtu ai ka prekur edhe çështjet e kontrolleve rutinë që bëhen në subjekte të ndryshme, ku ka thënë së subjektet që kanë risk më të lartë, kanë edhe kontrolle më
të shpeshta.

Sipas tij, ky inspektim bëhet nëpërmjet një plani vjetor, i cili përgatitët nga institucioni i AKU­së, dërgohet për miratim në ministri dhe pasi vjen plani i miratuar kalohet në inspektim.

Ku shkojnë mbetjet nga thertoret?

Ka qenë kjo një nga pikat kyçe të debatit të sotshëm në emisionin “Versus”. Këtë pyetje e ka ngritur vetë drejtori i AKU­së, Dritan Sejko, i cili ia drejton atë drejtorit të shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro.

Ai ka replikuar duke thënë, që AKU­ja i licencon këto thertore, gjë kjo e cila ka nxitur debat. Sejko i është kundërpërgjigjur duke i thënë që institucioni i AKU­së mund t’i ketë licencuar, por ka të drejtë që të bëjë kontrolle vetëm të mishit dhe jo të kafshëve të gjalla.

Këtë të fundit e ka për detyrë ta bëjë Drejtoria e Shërbimit Veterinar. thënë që sistemi i sigurisë ushqimore në ditët e sotme është i fragmentizuar, nuk është i plotë.

Sipas tij sistemi duhet të jetë i unifikuar në një sistem të vetëm, pasi vetëm kështu mund të kemi nën kontroll të gjithë sigurinë e ushqimeve, që nga momenti i matrikullimit deri në momentin që çdo qytetar e vë në tryezë.

Kjo gjë duhet bërë, pasi AKU­ja nuk mund të futet të bëjë kontroll në thertore, këtë gjë duhet ta bëjë drejtoria veterinare dhe kështu mund të ikin shumë detaje të rëndësishme të një kontrolli të rëndësishëm, e ka mbyllur fjalën e tij ish zv/ministri.

Share: