Një 23-vjeçare gjermane nga Goch ka lajmëruar policinë për ngacmim seksuale nga dy persona, shkruan “rp-online.de”. Ajo ishte së bashku me të dashurin e saj në karnavalin e qytetit, dhe nga rrëmuja kishte humbur atë dhe filloi ta kërkojë.
Në rrugën e quajtur Bruckenstrasse ajo pyeti dy persona nëse e kishin parë atë, përcjell albinfo.ch. Por, pasi kishin filluar të bisedojnë, dy personat të cilësuar si shqiptarë e kishin ngacmuar atë seksualisht, megjithatë, ajo ka arritur të ikë.
Të dy personat kishin ikur drejt stacionit të trenave. Ata janë mes 20 dhe 30 vjet, njëri rreth 1.80 tjetri rreth 1.65 m i gjatë, të hollë dhe kishin sy të errët. Gjithashtu ishin të veshur në të zeza. Policia gjermane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për t’i kapur dy personat që kishin ikur./lapsi.al