Home KRYESORE Elbasan, tentoi të vrasë të riun, pranga 29-vjeçarit

Elbasan, tentoi të vrasë të riun, pranga 29-vjeçarit

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e 21 marsit në Elbasan, ku një 29-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 28-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skëndërbej”, teksa Radion Bylykbashi ka tentuar të vrasë me pistoletë shtetasin me inicialet D.I, në oborrin e banesës së tij.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.65 mm.

Katër ditë më pas, policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, 29-vjeçarit Radian Bylykbashi, si dhe të dy personave të tjerë, të akuzuar për për përkrahje të autorit.

Sipas policisë u arrestuan Elvis Kaci, 24 vjeç banues në Durrës. “Ndalimi i tij u bë nga efektivat e policisë në Durrës pasi dyshohet të ketë përkrahur autorin e dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Skëndërbej”- thote policia.

Po ashtu në pranga u vu edhe Florian Moriseni, 35 vjeç banues në Durrës.

“Të tre shtetasit kanë qenë bashkë në momentin e ndalimit nga efektivat e policisë dhe shtetasi Florian Moriseni ishte shpallur në kërkim nga Seksioni i krimeve të Hapura Durrës për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share: