Zbardhen emrat e “të fortëve” të Shkodrës që gjobisnin biznesmenë të ndryshëm në këtë qytet. Janë gjithësej 7 persona, të cilat tashmë janë arrestuar nga ana e policisë.
Te arrestuarit:
Muhamet Mustafa Lici
Abedin Iliaz Bajraktari
Denis Zaim Suktina
G.S minoren
Besmir Merzuk Domnori
Gezim Ragip Vajushi
Fatmir Vehbi Dibra
Sipas Policise se Shtetit, ata kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.
Prokuroria për Krime të Rënda thote se ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.
Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë.