Home KRYESORE Filmi shqiptar dhe urrejtja ndaj tij…!

Filmi shqiptar dhe urrejtja ndaj tij…!

Nga Kujtim Gjonaj, Kineast

Ka disa kohe qe ka nisur nje fushate e terbuar ne median e shkruar dhe ate televizive kunder filmit shqiptar?

Perse ky agresion dhe terbim i pa pare ndaj nje krijimtarie gjysem shekullore?Perse tere kjo urrejtje ndaj filmit shqiptar,ndaj asaj krijimtarie qe ,jo vetem dje ,por edhe sot mbush boshlleqe te medha ne hapsiren e gjere kulturore te vendit?

E filluan egersisht sulmin ndaj kollosit te letrave shqipe Dritero Agollit,ende pa iu thare mire balta hedhur mbi varr.Thane e cnuk thane per te dhe disa poezi te tij.Turp i madh per gjithe ata qe perdhosen ritualin e vdekjes dhe te vdekurin.Driteroit nuk i ngulen dot asnje maje gjilpere ne madheshtine e tij,perkundrazi e lartesuan pa e kuptuar as ata vete, edhe me.

Po me filmin shqiptar cpaten de… Perse u shqetesuan nga krijimtaria e Dhamos, Anagnostit, Gjikes, Milkanit, Erebares dhe shume regjisoreve te tjere te vjeter e te rinj… Perse u shqetesuan nga interpretimet brilante te aktoreve tane te medhenj Roshi, Prosi, Frasheri

LucaLogoreci,Ndrenika,Xhepa,Lako,Kurti,Paja e shume e shume te tjere …Jo,Jo… ky nuk eshte shqetesim…Kjo eshte urrejtje,…Urrejtje e disa te quajturve intelektualeve,qe ne kuader te luftes kunder komunizmit(mbas gati tri dekadave)tingellon absurde,duan te hedhin balte mbi nje histori 50 vjecare te filmit shqiptar.Te mohosh punen,mundin,djersen pasionin vlerat artistike dhe klrijimtarine e nje brezi te tere artistesh, regjisoresh, skenaristesh, operatoresh, kompozitoresh apo piktoresh eshte njelloj si te hedhesh poshte historine e vendit., ta gjymtosh vendin tend,ta fusesh ne shurdheri duke e lene pa identitet dhe pa histori.

Historia dhe ketu kam parasysh edhe artin,letersine ,pikturen , muziken, teatrin, filmin ,kritiken, gazetarine etj etj nuk fillon me ju te dashur zoterinj. Ajo eshte e vjeter sa bota,dhe ne kete Bote te Madhe secili nga ju eshte nje koker rere apo nje pikez uji ne detin e madh te diturise. Ndaj hiqni dore nga mendimi absurd per te larguar dhe burgosur filmin shqiptar .

Arti shqiptar dhe ne menyre te vecante filmi shqiptar, nuk eshte si puna e xhaketave qe mund ti veshesh dhe xhveshesh, sipas stineve politike ..Ne se ju bren sado pak meraku ,se po idoktrinohet brezi i ri nga keta filma ,cdo njeri prej jush e ka pultin ne dore dhe, shyqur zotit, ka aq shume stacione me bollek ore televizive,sa e ke veshtire se cfare te zgjedhesh me pare.

Ruajna zot… por mjaft prej ketyre emisioneve” tmerresisht moderne” dhe te “papare” per “vlerat” e tyre, jane shume me te rrezikshem se sa nostalgjia per filmin shqiptar,..por nejse keta emisione i perkasin nje diskutimi per nje here tjeter.

Share: