Gazeta kroate “Jutarnji list”, në numrin e sotëm merret me furnizimin e Serbisë me armatim nga Rusia. E perditshmja shkruan per marrëveshjen për gjashtë aeroplanë MiG29, remontin e tyre, por edhe për remontin e katër Migëve të cilet janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Po ashtu, theksohet se me të njëjtën marrëveshje përfshihet edhe dërgimi i 60 mjeteve luftarake.
Në tekstin “Dhurata parazgjedhore e Putinit për Vuçiqin: Serbia në krahët rusë”, thuhet se me marrjen e këtij armatimi nga Rusia, Serbia ka nisur seriozisht të përgatisë Ushtrinë. Gazeta përkujton se marrëveshja e parë është nënshkruar për furnizimin me gjashtë helikopterë të lehtë H145M të “Airbus”it evropian, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për gjashtë aeroplanët MiG 29, si dhe remontin e tyre dhe katër aeroplanëve tjerë MiG 29.
Thuhet se gjysmën e mjeteve të blinduara e përbëjnë 30 tanke T72S, të cilat kanë blindim më të fortë krahasuar me versionet e mëhershme M84 dhe top të përmirësuar 2A46M. Tanket megjithatë kanë menaxhim më të keq me zjarrin. Në tekst thuhet po ashtu se Ushtria serbe do të ketë rreth 250 tanke, derisa për shembull Gjermania ka 306, ushtria kroate ka vetëm 72 tanke M84A4 të cilat planifikojnë t’i reduktojnë në 48.
Vëmendje në tekst i jepet aeroplanëve MiG29 SM, të cilët kanë afërsi të bartjes së raketave kundër radarëve H31P, me rreze veprimi prej rreth 100 kilometra. Dhe, siç shkruan gazeta, nëse Serbia do të furnizohet me këto raketa, atëherë do të shtojë aftësitë e saja luftarake. “Aeroplanët pritet të arrijnë në Serbi deri në fund të muajit. Për dërgesë gjithçka është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi i Vladimir Putinit, gjë e cila do të ndodhë gjatë kohës së vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Moskë”, shkruan “Jutarnji”./Opinion/