Home KRYESORE Gazetarja Ida Nurce i uron babait: Gëzuar 8- marsin…!

Gazetarja Ida Nurce i uron babait: Gëzuar 8- marsin…!

Nga Ida Nurce

Une sot dua te urroj babin. Po po, babin. E di qe tingellon cuditshem, ndoshta mund te me merrni edhe per te cmendur, por urimet e dites se sotme dua t’ia dergoj te gjitha atij.

Ai e meriton me gjithe shpirt. E meriton ta urrojne te gjithe. Ai ka 51 vjet qe lutet cdo nate, qe te shohe fytyren e nenes se tij ne enderr. Lutet cdo nate, qe ta perqafoje nje here te vetme, sikur edhe ne enderr. Lutet cdo nate, qe te pakten te dinte si ishte aroma e saj, apo se si do ishte ndjesia e te thirrurit “mami”.

Ai nuk e njohu kurre ate, per te cilen te gjithe po festojne sot. Ajo iku ne moshen 26 vjecare, duke e lene tim ate nje foshnje 6 muajshe. Iku per te mos u kthyer me, as per te pushuar te qarat e te birit, qe i kerkonte gji. E la ate te vetem me dy vellezer 2 dhe 4 vjec dhe me te atin, te cilin nuk po i sherohej zemra. Te qarat e tim ati, thone qe kane prekur zemrat e gjithe asaj zone. Te gjithe po mundoheshin qe t’ia zbusnin dhimbjen e humbjes se nenes, por ato te qara vetem ajo mund t’i pushonte.

Ajo iku, por im ate vazhdoi te rritej. Filloi te punonte. Krijoi familje dhe femijes se pare i vuri emrin e te emes. Ky femije jam une, sot 24 vjec. Gjithmone, cdo gje qe kam bere e kam menduar “Si do ndjehet babi?”, sepse une nuk jam vetem nje vajze per te. Une jam djale, jam vajze, jam nene e tija. Une mbaj emrin e asaj qe ai as fytyren nuk ia pa kurre, qofte edhe ne nje foto.

E si mos ta kem idhull une kete person?! Si mundet une te mos bej gjithcka per kete njeri te drejte dhe aq shpirt mire sac eshte ai.

Babi, gezuar kete dite feste dhe urroj qe kete emer ta mbaj denjesisht deri ne fund! Te dua me shpirt bab edhe pse zihemi nganjehere ❤️

Share: