Home KRYESORE Genc Pollo interpreton Mogherinin, me rol thjesht propozues

Genc Pollo interpreton Mogherinin, me rol thjesht propozues

Deklaratat e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, se vettingu është kushti kryesor për negociatat e Shqipërisë me BEnë, kanë acaruar opozitën.

“Znj. Mogherini dje: me Vettingun hapen negociatat. Ministrat e shteteve të BE më 13 dhjetor 2016 kusht: edhe dekriminalizimi, droga e zgjedhjet. Miq të vërtetë! Mogherini përfaqëson Komisionin Europian me rol propozues. Ministrat përfaqësojnë shtetet anëtare me rol vendimmarrës. Vendimi i tyre në 13 dhjetor u mor pas propozimit që vetëm me vetting e reformë drejtësie të ecej përpara. Pa folur për Parlamentin Europian”, shkruan Pollo.

Share: