Në një konferencë për shtyp, lideri i LSDM Zoran Zaev ka paraqitur programin e tij qeverisës, si dhe i ka kërkuar presidentit Gjorge Ivanov, ta mandatojë më krijimin e qeverisë se remte Maqedonise.
Zaev tha se platforma e prezantuar nuk do të cënojë aspak sovranitetin e vendit, por përkundrazi, do ta rrisë atë dhe i la presidentit Ivanov një afat 10-ditor për të vendosur, .
Sa i përket kërkesave të partive shqiptare për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Zaev është shprehur se diçka e tillë nuk është e mundur. Lideri i LSDM foli vetëm për një përdorim të zgjeruar të gjuhës, edhe në ato zona ku minoriteti i kalon 20%.
Lidhur me printimin e bankënotave dhe shkrimit në shqip në uniformat zyrtare, Zaev lë të hapur mundësinë për diskutim, teksa shprehet se momentalisht, diçka e tillë përbën mospërputhje me kushtetutën e vendit.