Home KRYESORE HARRESA E “PANAMA PAPERS” KORRESPONDON ME GRABITJEN E PASURIVE KOMBETARE…

HARRESA E “PANAMA PAPERS” KORRESPONDON ME GRABITJEN E PASURIVE KOMBETARE…

Nga Zef Preci

Rreth nje vit me pare, ne shtypin boteror u publikuan “Panama Papers”, te cilat gjeten jehone edhe ne mas median shqiptare. Nje nder konstatimet e atyre publikimeve per vende si Shqiperia ishte fakti se kompanite e rregjistruara ne “parajsat fiskale” zoteronin pasuri strategjike te rendesishme ne shfrytezimin e naftes dhe te gazit, ne industrine minerare, ne sistemin bankar dhe te sigurimeve, etj. Madje pati deklarime te drejtuesve te “Panama Papers” per publikimin edhe te dokumenteve specifike per vendet e Ballkanit dhe per Shqiperine gjithashtu.

Nderkaq raporte dhe analiza ekspertesh dhe agjencish serioze te vendit dhe te huaja, ne rastin e vendit tone japin edhe shifra tejet komprometuese per rolin e kompanive te tilla ne ekonomine tone kombetare. Keshtu, sipas nje raporti te KLSH ne fillim te ketij viti, “Me shfrytëzimin e naftës në Shqipëri është bërë masakër. Marrëveshjet koncesionare sjellin të ardhura minimale në buxhet e punësim për shkak se kompanitë shfrytëzuese vijojnë të deklarojnë humbje”.

Me tej ne te njejtin raport theksohet se “…përqindja e të ardhurave në buxhetin e shtetit… vazhdon të mbetet e ulët prej 2,18% mesatarisht në periudhën 2010-2014, në kushtet që rezervat e provuara dhe të mundshme të naftës në Shqipëri llogariten në 277 milionë fuçi dhe zona naftëmbajtëse Patos-Marinzë-Kolonjë njihet si zona naftëmbajtëse më e madhe në Europën Kontinentale”.

Gjithashtu, edhe perpara blerjes nga kapitali dhe qeveria kineze te disa prej kontratave koncesionare me te rendesishme ne vend, me shume se gjysma e kontratave te tilla ishin te tipit “offshore” dhe te dhenat financiare tregojne se shtimi i numrit te kompanive “offshore” ne ekonomine shqiptare shoqerohet me renien e kontributit te tyre ne te ardhurat buxhetore, gje qe duhet te sherbeje si sirene alarmi per qeverine, entet rregullatore deri edhe per sigurine kombetare…

Sic provohet nga “Panama Papers” dhe publikime te rrjeteve te tjera investigative, kompani te tilla, edhe pse kryejne aktivitet te ligjshem nga pikepamja formale, prodhojne pasoja shkaterrimtare per ekonomine e vendit ku operojne. Ne rastin te vendit tone, kjo shprehet ne shtimin e volumit psh te nxjerrjes se naftes dhe te gazit apo te mineraleve qe eksportohen, por ne mbetjen ne nivele tejet simbolike to peshes qe keta sektore zene ne te hyrat financiare te buxhetit te shtetit. Dmth, permes manovrave ligjore, pronesise se nderlikuar, marredhenieve konspirative te kompanive “mema” me kompanite “bija”, fshehjes se aksionereve te vertete te kompanive permes perfaqesimeve formale, apo nen mbrojtjen e kompanive “guacke”, etj., kompanite e tipit “offshore” ja dalin qe te rritin artficalisht shpenzimet dhe investimet qe kryejne, te minimizojne dhe te fshehin keshtu edhe fitimet kolosale qe realizojne. Per rrjedhoje, arrijne te shmangin taksat ose/edhe te taksohen fare pak si dhe te kene ne dispozicion shuma te medha parash permes te cilave ndikojne ligje-berjen dhe vendim-marrjen e qeverive te vendeve ku operojne, korruptojne politikane te larte e te fuqishem ne keto vende, perfshihen drejtperdrejt ne lobimin politik e diplomatik ne favor te tyre (ose kunder tyre kur ju preken interesat financiare, etj).

Ne forma te ndryshme, per shkak te dobesive insitucionale te shtetit shqiptar, per shkak te shtrirjes te korrupsionit dhe nivelit kercenues te “kapjes se shtetit”, keto dhe fenomene te tjera negative dhe te paligjshme jane shfaqur edhe ne ekonomine shqiptare. Madje mund te thuhet me siguri se sa me shume zgjerohet prania e kompanive te tipit “offshore” edhe ne sektoret e tjere te ekonomise si ne banka, etj., bashke me to shtohen edhe rreziqet e kesaj ekonomie dhe zbehen e shkojne drejt zeros perfitimet e pritshme per buxhetin e shtetit dhe qytetaret ne teresi.

Gjate kesaj periudhe afro njevjecare, duket se vazhdimi i projektit te “Panama Papers” eshte vene ne veshtiresi ndoshta per shkak te perfshirjes se Soros-it, por edhe per shkak te zgjedhjeve ne ShBA qe cuan ne zgjedhjen e Presidentit Trump. Ndoshta per keto dhe arsye te tjera, edhe publikimi i informacioneve rreth kompanive shqiptare dhe nga vendet e Ballkanit te rregjistruara ne “parajsat fiskale” nuk eshte realizuar deri ne ditet e sotme.

Konkluzioni i dyte, ndoshta me i rendesishem per ekonomine shqiptare ka te beje te zgjerimin jashte cdo logjike ekonomike, te interesit publik dhe te sigurise kombetare praktika e perdorimit te koncesioneve klasike dhe sidomos te te ashtuquajturave “partneritet publik-privat”, gje qe eshte konsideruar nga qeveria aktuale shqiptare me insistim si “rruge per zhvillimin e vendit”, gje qe sic provohet nga pervoja post koloniale e vendeve te Afrikes, Azise e Amerikes Latine, ka rezultuar tejet e gabuar dhe komprometuese per zhvillimin afatgjate te ekonomive kombetare.

Ndokujt mund t’i kujtohet edhe angazhimi publik ne fillim te Prillit 2016 i znj. Milva Ikonomi, ministre e ekonomise dhe te zt. Ylli Manjani, ne ate kohe minister i drejtesise, perkatesisht se “…Po kryejmë hetim për gjithë kompanite që ka indicie”, pati deklaruar ministrja Ekonomi, ndersa zt. Manjani, pati deklaruar se ishte “i gatshëm për të propozuar përgatitjen e një ligji i cili do të detyrojë të gjitha kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri, të bëjnë publike listën e aksionerëve”.

Mbas kaq kohe, publikut nuk i eshte ofruar ndonje konkluzion i punes se ketyre dy institucioneve publike pervecse eshte bere e ditur krijimi i nje databaze ende jo te plote te koncesioneve, por nuk eshte ndermarre ndonje nisme ligjore ne kete drejtim, aq me teper qe zt. Manjani eshte shkarkuar nga detyra qe mbante deri para dy muajsh.

Ne keto kushte ftoj publikisht mas-median dhe specialistet te ushtrojne presion pozitiv mbi qeverine dhe eliten politike ne teresi per rishikimin e kuadrit ligjor rreth koncesioneve ndaj kompanive “offshore” me synim detyrimin per t’u rregjistruar ne rregjistrin tregtar sipas legjislacionit shqiptar si dhe per te ofruar cfaredo informacioni te nevojshem te kerkuar nga agjencite rregullatore dhe ligje-zbatuese shqiptare. Kjo per kompanite “offshore” ekzistuese, ndersa per te rejat ne te ardhmen cmoj se duhet ndaluar me ligj prania e tyre, te pakten gjate periudhes derisa Shqiperia te behet pjese e Bashkimit Europian. Edhe pse ndokujt mund t’i duket teper radikal ky qendrim, ne vleresimin tim, ndjekja edhe ne vitet qe vijne e rruges se derisotme per futjen ne ekonomine tone te kompanive “offshore” rrezikon te shqerohet me reperkursione te rrezikshme ekonomike, financiare dhe me probleme serioze edhe sa i takon sigurise kombetare.

Gjithashtu mendoj se Drejtoria e Pergjithshme e Tatime-Taksave duhet te zgjeroje bashkepunimin nderkombetar, sic ishte nje takim i organizuar ne Paris ne fund te Janarit me perfaqesues te me shume se 30 vendeve, te cilet diskutuan mbi rruget e bashkepunimit per shfrytezimin e informacionit prej 11,5 milione regjistrimeve juridike dhe financiare disponibel te rreth 320 mije kompanive per te cilat disponohen te dhena.

Share: