Dashi
Problemet dhe pengesa të vogla të përcaktuara nga Marsi janë tashmë në të ezauruar. Shpejt do të ndjeheni më mirë dhe më energjikë, falë një personi tjetër jo pak të rëndësishëm.
Demi
Në dashuri duhet të jeni më të qartë për ata çka mendoni, kjo do t’ju ndihmojnë në evitimin e konflikteve me partnerin. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët
Marsi dhe Jupiteri ju nxisin të ndërmerrni iniciativa të reja njëkohësisht shumë të rëndësishme në drejtim të fushës profesionale. Është për t’u vënë në dukje edhe aftësia juaj bindëse.
Gaforrja
Marsi qëndron në pozicion jo shumë të favorshëm për ju, megjithatë mos u dëshpëroni në mbrëmje qielli do të kthjellohet. Një mbrëmje e këndshme me miqtë do të ishte një ide e shkëlqyer.
Luani
Gjithçka korrespondon me atë që ju keni bërë. Natyrisht keni investuar shumë në profesionin tuaj dhe tashmë është koha të shihni frytet e punës tuaj. Kushtojini pak kohë edhe familjes tuaj.
Virgjëresha
Krijimtaria juaj do të nxitet falë prezencës së Mërkurit në shenjë. Është mjaft pozitive kjo kohë që po kaloni, falë kësaj ju mund të arrini shumë gjëra që më parë do t’ju dukeshin të pamundura.
Peshorja
Kujdesuni pak për veten pasi edhe vetë e ndjeni që jeni si të lënë pas dore. Hëna në këndvështrim jo pozitiv ju ka sjellë jo pak shqetësime dhe është pikërisht kjo që ju bën edhe nervozë.
Shigjetari
Tashmë dashuria në jetën tuaj është në plan të parë, ndoshta sepse për shumë kohë nuk jeni ndjerë kaq mirë. Do të ishte mirë që të mos linit pas dore edhe plane të tjera të rëndësishme.
Bricjapi
Marsi ju mban pak nën presion, kjo vlen për të lindurit në dhjetëditëshit të parë. Mos u shqetësoni, kjo periudhë kalimtare është pothuajse në fund. Është mirë të bëni një kontroll tek mjeku.
Ujori
Afërdita nuk është në harmoni me shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime për ata që janë çift, megjithatë mos u shqetësoni nuk është asgjë serioze. Ndërsa jeni shumë të vlerësuar në punë.
Peshqit
Një udhëtim jo i duhur do t’ju mërzitë, por është vetëm në të mirën tuaj. Ndonëse keni ca kohë që nuk ndiheni mirë, së shpejti qielli do të hapet, edhe për ju. Në mbrëmje një surprizë e këndshme ju pret.