Home KRYESORE I riu që goditi Kreshnik Spahiun: Fotoja me Berishën? Rastësi, po bënte...

I riu që goditi Kreshnik Spahiun: Fotoja me Berishën? Rastësi, po bënte vrap tek Gjiri i Lalzit

Ky është versioni që jep për ngjarjen e 25 shkurtit Flamur Pirraçi, i cili u ndalua nga Policia e Shtetit për shkak se goditi me grushte kreun e AK­së, Kreshnik Spahiu, teksa flet në një intervistë për “Panorama”.

“Me Kreshnik Spahiun kam folur për herë të parë në një adresë në “Facebook”. Ai kishte bërë një postim në të cilin fliste për studentet femra shqiptare. Në atë postim Kreshnik Spahiu shkruante se studentet shqiptare shkojnë në Europë për të studiuar dhe punojnë si prostituta.

Në këtë postim unë bëra një koment, pasi nuk më pëlqenin etiketimet e bëra prej tij”­ tregon ai. 34­-vjeçari shpjegon edhe lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe foton që ka me ish-­Kryeministrin Berisha. Pirraçi mohon të jetë shtyrë nga persona të tjerë për përplasjen e ndodhur dhe mohon të ketë njohje me deputetë të PS­-së.

I pyetur për foton me Berishën, Pirraçi tha: “Berishën e kam takuar rastësisht te Gjiri i Lalzit. Ai ishte duke bërë vrap bashkë me dhëndrin e vet. Dhe e ndalova i thashë: Si jeni? Më tha: Mirë, faleminderit! E pyeta nëse mund të bënim një fotografi. Më tha: Me kënaqësi! Kaq dhe u ndamë! “

pirraci.jpg

Share: