Home KRYESORE Tronditese në Korçë/ 34-vjeçari vetëdigjet në banesë, plagosen edhe 2 gra (EMRI)

Tronditese në Korçë/ 34-vjeçari vetëdigjet në banesë, plagosen edhe 2 gra (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mësohet se në orët e para të mëngjesit një 34-vjeçar, Olgert Miho, i ka dhënë fund jetës në mënyrë makabre, duke u vetëdjegur me benzinë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit juglindor, ndërsa viktima është Olgert Miho.

34-vjeçar ndodhej në banesën e vjehrrës kur ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit duke u lyer me benzinë e më pas duke i vënë flakën vetes. Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë shtyrë të riun drejt këtij akti.

Por ndërkaq mësohet se dy gra janë përpjekur ta ndalojnë 34-vjeçarin dhe më pas të fikin zjarrin por nuk kanë mundur. Ato kanë mbetur të lënduara si pasojë e asfiksisë.

NJOFTIMI I POLICISË KORÇË:

Më datë 02.03.2017, në lagjen nr 18 në Korçë, rruga “Petraq Shomo” në një apartament,dyshohet se shtetasi O.M, është vetëdjegur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-vjehrrës së tij.

Në këtë banesë (e cila është përfshirë nga flakët) ndodhej ish- vjehrra dhe ish- kunata e tij.Dy shtetaset e mësipërme u dërguan për kontroll/ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pa probleme për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share: