Home KRYESORE Intelektualet, pastruesja dhe “dyqani i hapur”…

Intelektualet, pastruesja dhe “dyqani i hapur”…

Nga Altin Bamllari

Të jesh intelektual nuk do të thotë, detyrimisht, që je i arsyeshëm. Ashtu, sikundër, jo çdo i arsyeshëm është intelektual. Fjala vjen, sot më rastisi të hip në ashensor me dy intelektualë të pallatit.

U përshëndetëm me kokë, pastaj qetësi, rrotulluam sytë 360 gradë (më tepër poshtë sesa lart) e maazallah të më thoshin që kisha harruar zinxhirin e pantallonave hapur. Përshëndetemi edhe njëherë para se të hapet dera, ndërkohë që përpara na del pastruesja me kovën në dorë.

Me sa di unë, ajo nuk e mban veten për intelektuale, por u tregua shumë e arsyeshme kur më tha: “Altino.., ke harru dyqonin hap.”

Meqë ra fjala, asnjëherë s’e kam kuptuar pse i themi dyqan…!

Share: