Home KRYESORE Ish-kryeredaktori i “Zaman”: Shërbimet sekrete turke po bëjnë puç ndaj Greqisë

Ish-kryeredaktori i “Zaman”: Shërbimet sekrete turke po bëjnë puç ndaj Greqisë

Ish-kryeredaktori i gazetës “Zaman” në versionin anglisht, Abdullah Bozkurt, ka postuar një “Twitter” ku paralajmëron rritjen e operacioneve klandestine nga agjentët sekretë turq në Greqi.

Gazetari, i cili është akuzuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan se ka lidhje të ngushta me Fethullah Gylenin dhe është fajësuar për puçin ushtarak të 2016-ës, citoi burime në “cicërimën” e tij, se një numër spiunësh turq në Greqi po përshkallëzojnë rritjen e paqendrueshmërisë sociale në shtetin fqinj, duke shkaktuar rritjen e numrit të emigrantëve që zbarkojnë në brigjet tyre. Sipas tij, ky skenar është përgatitur nga Ankaraja për të goditur Greqinë.

Ndërsa korrespondentja në Athinë, e britanikes “The Guardian”, Helena Smith, raporton se tensionet mes Ankarasë dhe Athinës janë shtuar në prag të referendumit të Turqisë në prill.

Operacionet e provokimeve të Turqisë në Egje kanë sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare, e cila tha se do të reagojë nëse do të kërcënohet sovraniteti dhe integriteti territorial i saj.

“Forcat e Armatosura Greke janë gati që t’i përgjigjen çdo provokimi”, tha ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, gjatë paradës së 196 vjetorit të pavarësisë së Greqisë nga pushtimi osman më 25 mars. “Ne jemi gati, sepse kështu e mbrojmë paqen”, shtoi Kamenos. /360grade.al

gua2 300x86

Share: