Home KRYESORE Ivanov armatos Shkupin? Forca speciale dhe helikopterë në lagjet shqiptare

Ivanov armatos Shkupin? Forca speciale dhe helikopterë në lagjet shqiptare

Forca të mëdha policore vërehen sot në pjesën qendrore të Shkupit, kurse vazhdimisht fluturojnë edhe helikopterët.

Këto janë skena që vërehen çdo herë kur zhvillohen seancat gjyqësore kundër Grupit të Kumanovës, siç është rasti edhe sot. Mirëpo prezenca policore e sotme ka shqetësuar në masë plotësuese qytetarët, pasi Maqedonia po kalon një periudhë krize, që përcillet me protesta, e herë-herë edhe me incidente, shkruan Gazeta Lajm.

Ndryshe protestat e mbrëmshme kundër gjuhës shqipe kanë qenë më të qeta, në krahasim me dy net më parë.

Mdërkaq, kreu i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov për standarde të dyfishta. Ai në një emision debativ për televizionin 24 deklaroi se kur Ivanov ia dorëzoi mandatin Gruevskit, platforma shqiptare nuk ishte aspak e problematike që VMRO – DPMNE-së ti kërkonte 61 firmat e nevojshme për krijimin e qeveirsë së re, ashtu siç veproi me LSDM-në. Zaev tha se Gruevski ka pranuar gjithçka dhe sikur Ahmeti të hiqte dorë nga specialja, kreu i VMRO-së tha Zaev ishte i gatshëm që gjuhën maqedonase të vendoste si gjuhë të dytë zyrtare.

Duhet ta dini se Platforma e shqiptarëve u shpalos diku me datë 29 dhjetor, mandatin Ivanovi e dha më 9 janar. Ivanovi para se ta jep mandatin nuk tha asgjë për platformën. 20 ditë kishte negociata për atë platformë. Dua të rikujtoj, në ditën e fundit u mblodhën të gjithë partnerët e koalicionit të VMRO – DPMNE-së dhe kishte mbledhje të komitetit ekzekutiv dhe qendror për të marrë vendim, ata pranuan edhe platformën, edhe ligjin për përdorimin e gjuhës. Sikur ti thoshte Ahmeti të largojmë Specialen, Gruevski ishte gati ta vendos gjuhën maqedonase, gjuhë të dytë – deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Ndërsa sa i përket debatin për gjuhën shqipe dhe pohimet se me zyrtarizmin e saj shkatërrohet karakteri unitar i shtetit, Zaev tha se kjo nuk qëndron pasi shqipja edhe tani përdoret si gjuhë zyrtare. Kreu i LSDM-së tha se karakteri unitar i shtetit rrënohet pikërisht nga politikat e VMRO-së.

Uniteti i një shteti forcohet nëpërmjet një shoqërie, me unitet të të gjithë qytetarëve dhe me përpjekje që ti bëjmë të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët para shtetit që quhet Maqedoni. Këto ndarje që nxiten nga ana e kryetarit Ivanov dhe Nikolla Gruevskit i cili e ka pushtetin, absolutisht është skenari i errët për Maqedoninë – tha Zoran Zaev.

Nëse Ivanovi insiston në fund në mos-dhënien e mandatit deri në fund, Zaevi nuk përjashtoi mundësin që Kuvendi të mblidhet dhe shumica ta zgjedh kryetarin e saj./DN/

Share: