Home KRYESORE Kohë e pisët

Kohë e pisët

Nga Samet Zagradi

Kafene të mbushura me njerëz që justifikojnë veten se po bëjnë dicka. Pinë dhe rrinë kot. Dashuria është jashtë mode tashmë, është turp në qoftë se dikush merr vesh që je i dashuruar. Të tregojnë me gisht dhe shkulen së qeshuri. Njerëz bosh në shpirt, pa ndonjë motiv për të jetuar, për të luftuar dhe për tu bërë dikush në jetë.

Njerëz që si robotë që vetëm dinë të hanë, pinë dhe flenë deri në 1 të drekës. Njerëz që kanë harruar të jenë human, të rrespektojnë dhe të flasin një fjalë të mirë për tjetrin, aty ku nuk kanë mundesi ta ndihmojnë.

Botë e kalbur si një arrë jashtë e lëmuar ndërsa brënda tërësisht e shkërmoqur.

Shoh çdo ditë njerëz të marrosur pas interesit, parasë dhe që harrojnë të familjet dhe fëmijët e tyre.

Nuk shoh më njerëz të buzëqeshur, të kapur në rrugë dorë për dore dhe të dashuruar ashtu siç dashurohej dikurë. Shoh vetëm shalë lakuriqe që zbresin çdo ditë nga makina luksoze dhe më vjen për të vjellë por se di se ku sespe gjithandej është bërë pis dhe sdua të ndot atë që nxjerr.

E pështire apo jo.  Jo më e pështirë se kjo kohë false që po jetojnë!

|Samet Zagradi|

Share: