Home KRYESORE Presidenti Nishani: Situata politike e tensionuar, Xhafa nuk duhet të jetë ministër…

Presidenti Nishani: Situata politike e tensionuar, Xhafa nuk duhet të jetë ministër…

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani flet për ndryshimet në qeveri. Ai thotë se situata politike është mjaft e tensionuar, opozita jashtë kuvendit kërkon zgjedhje të lira, ndërsa fushata elektorale është shumë pranë.

“Situata ka një specifik të veçantë dhe më e veçanta e kësaj është tek Ministria e Brendshme. Për fatin e keq kemi një politizim të tej-skajshëm të policisë së Shtetit, që rëndon situatën parazgjedhore, pasi policia ka një rol thelbësorë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Së dyti Ministria e Brendshme ka përgjegjësi për funksionimin e sa më mirë të pushtetit lokal. Prefektët janë nën mbikqyrjen me Ministrit të Brendshëm. Së treti, Ministria e Brendshme është prodhuese përmes Drejtorisë së Gjëndjes Civile dhe bashkëpunimit me njësitë vendore të listës së votuesve, çka e bëjnë Ministrin e Brendshëm një aktorë shumë të rëndësishëm”, tha Nishani.

Lidhur me akuzat ndaj Fatmir Xhafajt, si kandidat për MB, Nishani tha se kam dëgjuar me mjaft vërejtje akuzat e ngritura ndaj tij, sidomos pas vdekjes së diktatorit. “Prandaj në kuadër të rëndësisë që ka ky institucion, pra Ministria e Brendshme, vlerësojë se kandidatura e Fatmir Xhafajt nuk është figurë e përshtatshme, por nuk është se kjo pjesë mbetet në dorë të Presidentit të Republikës, dhe në rast se Kushtetuta do i jepte të drejtë Presidentit të Republikës për ta vlerësuar këtë kandidaturë nuk do të isha dakord, por urojë që institucioni që ka këtë të drejtë kushtetuese, kuvendi ta vlerësojë këtë kandidaturë siç duhet” – tha Nishani.

“Kuvendi ta vlerësojë kandidaturën në fjalë në bazë dhe të qëllimit parësorë që duhet të ketë Ministri i Brendshëm, depolitizimit të policisë”, vijoi më tej Nishani.

Share: