Home KRYESORE ‘Kotzias do hedhë poshtë platformën shqiptare, do vendosë atë greke’

‘Kotzias do hedhë poshtë platformën shqiptare, do vendosë atë greke’

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias po qëndron për vizitë 2 ditore në Uashington, ku sipas gazetës “Dnevnik”, ai atje pritet të shprehë linjat e kuqe për Maqedoninë, sa i përket bllokimit të saj në procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

Sipas gazetës, Kotzias do të “hedhë poshtë platformën shqiptare dhe në tryezë do të vendos ate greke”.

Po ashtu nënvizohet se në takimet me zyrtarët më të lartë të Departamentit të Shtetit do të shprehë qëndrimet e Athinës lidhur me zhvillimet rajonale dhe sidomos ato në Maqedoni. (INA)

Share: