Ditën e sotme një qytetar nga Durrësi ka lajmëruar ambulancën për shkak të gjendjes shëndetësore të një 80-vjeçri, por ambulance nuk është nisur për në spital.
Shkak është bërë një defekt në mjet, çka ka shkaktuar mosndezjen e ambulancës.
Ndërkohë personi i sëmurë ka ngelur brenda në ambulancë në pamundësi të lëvizë dhe të marrë ndihmën e duhur.
Mesazhi i ardhur tek JOQ:
“Përshëndetje JOQ! E morëm në telefon urgjencën dhe çuditërisht erdhi në kohë rekord, por tani ajo është prishur dhe nuk ndizet. S’po vjen askush ta ndihmojë dhe ai i shkreti po vdes brenda se e kanë mbyll në ambulancë. Ndodhemi në lagjen “Kënet” tek shkolla e re. I sëmuri është përplas nga një makinë para disa ditësh, por spitali i Durrësit e nxori dhe gjendja e tij u përkeqësua, prandaj e morëm ambulancën tani. Por, më duket se tani po e vrasim me duart tona (me duart e shëndetësisë)”./lapsi.al