Home KRYESORE LSI pengon Erjon Braçen të shkarkojë bashkëshorten e Dash Shehit nga AMF

LSI pengon Erjon Braçen të shkarkojë bashkëshorten e Dash Shehit nga AMF

Partia Socialiste nuk ka mundur të shkarkojë Enkelejda Shehun nga posti i drejtueses së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në Komisionin e Ekonomisë nuk është arritur kuorumi i nevojshëm për të nisur mbledhjen, pasi mungonin deputetët e LSI-së. Përveç tyre mungonin edhe deputetët e PD-së, të cilët prej dy javësh janë në marrëdhënie bojkoti me Kuvendin.

Drejtuesja e AMF-së Enkelejda Shehu është bashkëshortja e Dashamir Shehit. Ajo i cilësoi mediokre shkeljet e pretenduara nga bordi dhe të orkestruara nga kryetari i bordit, Pajtim Melani, dhe kryetari i komisionit, Erjon Braçe

Share: