Home KRYESORE Idrizi ka pakënaqësi ndaj Ramës, por cuditërisht nuk bëzan!

Idrizi ka pakënaqësi ndaj Ramës, por cuditërisht nuk bëzan!

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka mbajtur një takim me strukturat e kësaj force politike në Vlorë ku ka deklaruar se PDIU ka votuar reformat e rëndësishme, duke mos vendosur asnjë lloj kusht!

Idrizi është shprehur më tej se PDIU qëndron në mazhorancë për shkak të kauzave dhe jo për shkak të marrëveshjes, por nuk permendi aspak viziten e ministrit Ditmir Bushati ne Athine ku ndersa pati takimet me te gjata ne te gjithe histroine e marredhienve Shqiperi – Greqi nuk e përmendi asnjë here emrin Çamëri!

“Une jam shumë i lumtur sot që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka qenë nga pikëpamja mbështetëse pjesë e maxhorancës, por ne s’kemi qënë asnjëherë dot pjesë e pushtetit, e megjithatë këmi arritur të shtohemi çdo ditë.” – tha Idrizi, por nuk permendi qe ne parlament sot gjendet per shkak te Sali Berishes i cili e futi ne listen e PD.

Por megjithese deputeti Shpetim Idrizi ka qene gjithmone ne parlament ne listat e partive te tjera majtas e djathtas dhe asnjehre nempermjet nje partie came ai u tha te pranishmeve se në këto zgjedhje ai eshte i bindur që do ti dyfishojmë mandatet tona, me mbështetjen e qytetarëve shqiptarë.

“Nëse do të ishte për marrëveshje, ne nuk do të kishim asnjë arsye që të qëndronin në këtë mazhorancë, sepse as 1 % e marrëveshjes që ne kemi bërë, nuk është zbatuar” kur ndërkohe qe duhej te protestonte për vizitën e Bushatit ne Athine dhe mos përmendjen e Kauzës Çame qe ne fakt e ka ne programin qeverisës për merite te marrëveshjes me partine tjetër Çame, Aleanca Popullore!

Ah po Idrizi, nxori po ne te njejten dite, te rijnte patriot te PDIU, te protestonin për shqiptaret ne Maqedoni!!!!

Share: