Edhe analisti Fatos Lubonja ne ” te Paekspozuarit” ne 24 News shprehet se nevojitet ndërhyrje jashtë-kushtetuese për të normalizuar situatën.
“Mendoj se jemi në një krizë nga sa kam ndjekur. Ambasadori Lu tha se ky do të jetë viti më i lumtur i shqiptarëve, dhe do të ketë ngjarje shumë pozitive.
Unë mendoj se jemi në krizë, dhe problemi është si dalim nga kriza. Jemi përpara një shkërmoqje të rendit kushtetues. Këtu ka përgjegjës për këtë krizë. Përgjegjësia kryesore bie te mazhoranca, pasi ata duhet të menaxhojnë këto situata.
Unë mendoj se jemi në atë situatë ku nevojitet ndërhyrje jashtë kushtetuese. Blushi thotë se duhet ndërhyrje e ndërkombëtarëve”, tha Lubonja