Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, ku ka folur për protestën e opozitës në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë prej 1 muaji si dhe për zhvillimet dhe situatën politike në vend.
Bregu tha se ajo nuk ishte prezente në protestën e 18 shkurtit, pasi ishte me pune jashtë vendit, ndërsa e konsideroi si një ndër protestat me të mëdha të organizuar nga PD.
Në lidhje me shkarkimet e 4 ministrave nga Rama, deputetja e PD tha se veprimi ishte një tentativë e PS-së për t’i treguar Ilir Metës se sa fort qeverise PS, ndërsa kjo e fundit duhet t’i kthejë reston…