Home KRYESORE Maqedoni, protesta kundër gjuhës shqipe

Maqedoni, protesta kundër gjuhës shqipe

Vonesat e mandatimit të kryetarit të LSDM-sw Zoran zaev për formimin e qeverisë së re, po tensionojnë situatën në Maqedoni.

Të martën në Shkup dhe në qytete të tjera u zhvilluan protesta kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe.

Nuk kanë munguar incidentet me sulme ndaj gazetarëve maqedonas, të cilësuar si simpatizantë të Zaevit. Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu njoftoi se agresorët e gazetarëve janë arrestuar.

Por incidenti po shfrytëzohet politikisht nga lideri i VMRO DPMNE Nikolla Gruevski, i cili ka ripërsëritur ofertën për të hyrë së bashku me Zaevin në qeveri dhe të mos pranojë atë që ai e quan platforma nga Tirana.

“LSDM duhet të grumbullojë forca dhe të refuzojë shantazhimet që nxisin tensione mes qytetarëve dhe sjellin rrezik për destabilizim të vendit”, ka thënë Gruevski, i citua nga mediat maqedonase.

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Share: