Nga Armir Shkurti
Një natë në plazh kishte një tip fejese. Nja gjashtëdhjetë shqiptarë që kërcenin me DJ. Marr policinë:
– Më falni, këtu ku jam unë tek lokali “Buza e detit”. Ka muzikë me zë aq të lartë sa dëgjohet qartë teksti edhe në dhomë ku jam unë.
– …zotëri, më vjen keq për shqetësimin, por ende nuk ka vajtur ora për ta ndërprerë muzikën…
– Jooo!!! Nuk e kam me muzikën! Muzika është shumë mirë.
Teksti më llahtaris! Se më tërboi djali me pyetje për cicat e Mamicës, zogun e Tunës dhe bythën e mirë të Çiljetës…/Satire, Armir Shkurti