Nga Aulon Kalaja
Neser, dite e enjte, date 16 mars, ora 22:00, le te mblidhemi ne Durres, tek “Torra Veneciane”, per t’a gdhire aty gjithe naten, duke mbrojtur keshtu historine tone, nga “pushtuesit”!
Edhe pse ka nje vendim gjykate per pezullim punimesh,
edhe pse ka nje urdher te Prokurorise se Durresit qe punimet te mos vazhdojne,
edhe pse Kontrolli i Larte i Shtetit ka nje raport shkeljesh te renda per projektin famekeq “Veliera”,
edhe pse ka reaguar Presidenti i Republikes se Shqiperise dhe Prokurori i Pergjithshem, edhe pse Keshilli i Europes eshte tronditur nga kjo gjeme dhe neser therret mbledhje te jashtezakonshme per kete ceshtje,
edhe pse permbarimi kerkon te beje detyren por nuk lejohet,
edhe pse arkeologet po flasin gjithnje e me shume per masakren m’u ne mes te Dyrrahut,
edhe pse media po reagon fort ne lidhje me kete pabesi (serbe-barbare)
edhe pse populli i Durresit dhe shqiptaret nuk duan qe identiteti i tyre te varroset dhe historia te asgjesohet,
Kryetari i Bashkise Durres Vangjush Dako, Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro dhe ati i tyre shpirteror Kryeministri Edi Rama vazhdojne dhe bejne ne koken e vet, me arrogance, ne kundershtim me ligjin, te papergjegjshem por me nje mision me te llahtarshem dhe me ogurzi se pushtuesit mbi token shqiptare!
Nese ti mendon si ne, eja neser ne oren 22:00, tek “Torra Veneciane” ne Durres, por mos harro te maresh nje batanije me vete, sepse nata do jete e ftohte dhe e gjate dhe ne jemi te vendosur per t’a zbardhur aty!
#MosMaPrekDyrrahun