Home KRYESORE NDERIME DHE DENONCIME

NDERIME DHE DENONCIME

Nga Sadik Bejko

Kȅto ditȅ poeti V Zhiti reagoi ashpȅr ndaj Presidentit Nishani. Me kȅtȅ rast doli prapȅ nȅ shesh pȅrplasja e vjetȅr midis Presidentit me poetin Zhiti. U shtrua pyetja: pȅrse vallȅ Presidenti pranoi tȅ dekretonte ministȅr njȅ ish-Sekretari tȅ Parȅ tȅ Rinisȅ pȅr Tiranȅn, njȅ ish-hetues, si Fatmir Xhafȅn, ndȅrkohȅ qȅ mȅ parȅ kishte kthyer mbrapsht propozimin pȅr ambasador tȅ njȅ poeti tȅ persekutuar si V Zhiti?

Kȅtȅ histori Zhiti nuk e kishte harruar. Poeti, edhe pse tashmȅ ka dhjetȅra vite nȅ diplomaci e nȅ politikȅ, e quajti presidentin ‘nishan pa nishan’. Presidenti nuk e gȅlltiti, e mori krejt personalisht dhe hidh e prit kundȅrvȅnien me poetin. Kryeshtetari e kishte tȅ gatshme pȅrgjigjen pȅr ish-kolegun Zhiti (kanȅ qenȅ tȅ dy ministra nȅ njȅ nga qeveritȅ e kryeministrit Berisha). Nga zyra e Presidentit doli njȅ justifkim pak i dyshimtȅ. Sipas kȅsaj pȅrgjigjeje, Zhiti, (ish-ministȅr) nuk mund tȅ dekretohej ambasador se nȅ burg paska qenȅ spiun. Zhiti me indinjatȅ iu pȅrgjigj Pesidentit se kjo ishte shpifje e pastȅr. Njȅ document arkivor i publikuar nga Agron Tufa vȅrtetonte se Zhiti jo vetȅm qȅ nuk kishte qenȅ spiun, por ai i ishte kundȅrvȅnȅ burrȅrisht Sigurimit duke mohuar bashkȅpunimin me tȅ. Pas kȅsaj, mund tȅ mendosh se Visar Zhiti ȅshtȅ njȅ hero, ai nuk qenka thyer pȅrballȅ represionit mȅ tȅ tmerrshȅm.

Nȅ ҫastin kur pritej qȅ Presidenti tȅ tȅrhiqej me turp, ndodhi e kundȅrta. Nȅ TV Klan u ripȅrsȅritȅn disa sms denoncuese tȅ bȅra nga njȅ farȅ V P. Nȅ kȅto sms Zhiti akuzohet jo si spiun i Sigurimit, por si spiun i administratȅs sȅ burgut, kȅto denoncime(siҫ!) paskan ridȅnuar tȅ burgosur .

Sot nȅ gazetȅn ‘Shqiptarja.com’ nȅ intervistȅn e tij ish-i burgosuri Lek Mirakaj merrte nȅ mbrojtje Visar Zhitin dhe akuzonte pȅr shpifje Presidentin.

Kjo ȅshtȅ vȅrtet njȅ histori e ulȅt. Nuk mundet njȅ President, Institucioni mȅ i lartȅ i shtetit, tȅ marrȅ nȅpȅrkȅmbȅ nderin e kolegut tȅ tij tȅ dikurshȅm, ish-ministrit Zhiti, me ca sms tȅ njȅ farȅ qytetari me inicialet VP? KJo mund tȅ ndodhȅ vetȅm nȅ Shqipȅri.

Visar Zhitin shteti e persekutoi me burg nȅ diktaturȅ, shteti e pȅrbalt me shpifje si spiun sot nȅ demokraci.

Nȅ kȅtȅ klimȅ asgjȅ nuk ȅshtȅ e besueshme. Ndȅrkohȅ qȅ nga zyrat e TV-tȅ persekutohej Zhiti, Presidenti tȅ enjten nderoi me titullin “Mjeshtri i madh” njȅ ish-bashkȅvuajtȅs tȅ tij, poetin Frederik Reshpja.

Vȅrtet poeti Reshpja u nderua nga shteti? Nȅse ai personi misterioz me inicialet V P do ta denonconte me sms si spiun Reshpjen (denoncime pasvdekjes), do t’Ia hiqte kȅtȅ titull nderi Presidenti poetit?

Share: