Home KRYESORE Neranxi për ADN: Çështja e grabitjes se pronave në Himarë, tashmë e...

Neranxi për ADN: Çështja e grabitjes se pronave në Himarë, tashmë e ndërkombëtarizuar

Ceshtja e grabitjes se pronave ne Himare, tashme e nderkombetarizuar. Cfare folem me perfaqesuesit e Ambasades amerikane pak dite me pare? Per keto dhe te tjera, ju ftoj te lexoni intervisten time dhene per gazeten “Albanian Daily News”. Nje falenderim i perzemert shkon per gazetarin dhe diplomatin e njohur Mlloja Genc per intervisten.

Nikollaq Neranxi: Ky pushtet u diskreditua në arenën ndërkombëtare me projektin e grabitjes së pronave të bregdetit në Himarë. Tashmë të gjithë e kanë të qartë se kë kanë nga pas kriminelët që po grabisin, SHBA në anën e banorëve autoktonë.

Zoti Neranxi, kohët e fundit keni patur takime me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Ju lutem a mund të na thoni se për çfarë keni biseduar konkretisht mbi çështjen e Himarës, natyrisht aq sa ç’mund të bëhet publike?

neranxi profeterinjte ambasadaPara se t’i përgjigjem pyetjes tuaj, dua të bëj një sqarim të domosdoshëm. Gjatë këtyre muajve që ne si komunitet i Himarës jemi në luftë me mafiozët pushtetarë dhe klientët e tyre, vetëm, apo edhe i shoqëruar me të tjerë himariotë, kemi bërë shumë takime. Mendoj që kemi takuar pothuajse të gjithë ambasadorët e huaj në Tiranë. Takimet kanë qenë që të gjitha zyrtare, ku është mbajtur shënim nga ana e këtyre institucioneve çdo bisedë e bërë. Me keqardhje mund t’ju them se shumica prej tyre ishin të mashtruar (nuk dua të them të keqinformuar sepse me duket se e minimizoj problemin). Propoganda e njerëzve në pushtet kishte punuar fort që përfaqësitë e huaja të mos e merrnin vesh cila ishte e vërteta dhe e them me bindje se nëse ne nuk do ta kishim ngritur zërin fort, tani Himara do ishte rrafshuar dhe askush nuk do kishte kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Ndërkohë përsa i përket Ambasadës së SHBA-ve, aty takimet tona kanë qenë më të shpeshta. Në fillim kemi qenë ne që kemi kërkuar takim me ta dhe pasi ata na kanë dëgjuar, kanë qenë edhe vetë të interesuar për çdo të re rreth problemit. Çdo gjë që është folur aty, ne mund ta bëjmë publike, nuk ka asgjë për të fshehur.

Mund të na thoni diçka konkrete?

totozani ne HimarePara pak ditësh, Kryeministri bëri një VKM ku tregonte se do të shpronësonte me rreth 100 milionë lekë të vjetra (qindarka për vlerën reale që ka ajo pronë buzë detit), familjet e lagjes Spile Himare, që do iu prishej shtëpia për llogari të projektit “Rikualifikimi Urban”. Ky vendim erdhi, pak javë pasi Avokati i Popullit, pas një hetimi të gjatë e të thelluar të problemit, i dha të drejtë banorëve të Himarës dhe i kërkoi Bashkisë Himarë që ky projekt të mos vazhdojë, të pajisë me çertifikata pronësie banorët autoktonë e më pas të bëjë një projekt i cili do të merrte miratimin e banorëve, sepse ky aktuali ishte kundërshtuar nga ne.

Më pas, bazuar në këtë material të Avokatit të Popullit, një zyrë avokatie e zgjedhur nga Shoqata për Mbrojtjen e Pronave të Himarës me Kryetar Nikollaq Neranxin, e cila kishte muaj që punonte për këtë çështje, i bëri bashkë të gjitha këto argumenta dhe hodhëm në gjyq Bashkinë e Himarës dhe Kryetarin Goro ku i kërkuam të ndërpriste punimet dhe të kthente bregdetin e betonizuar në gjendjen e mëparshme.

Edhe padia për Gjyq, edhe materiali i Avokatit të Popullit, ishin bërë para VKM-së. Ju e dini se kur ka një proçes gjyqësor dhe kur shprehet Avokati i Popullit, nuk mund të bësh asnjë veprim. Pra Kryeministri nuk njeh institucionet e këtij shteti se ndryshe nuk ka se si shpjegohet fakti që ai vazhdon me kokëfortësi projektin e grabitjes.

Çfarë ju tha në takim Drejtori i zyrës për të Drejtat e Njeriut në Ambasadën e SHBA, Z.Geoffrey Parker?

neranxi-ambasada-usaNa tha që na takonte me porosi të veçantë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Z. Donald Lu. I kishim çuar të gjitha dokumentat para takimit dhe e kishte shumë të qartë situatën. Në takim ishin edhe dy priftërinj të zonës tonë. Mafia e grabitjes së pronave nuk ka kursyer as kishat, një gjë e tmerrshme kjo. Sa turp për këtë shtet hajdut! Në atë zonë po ndodhin gjëra të paimagjinueshme! Parker na premtoi që institucioni që përfaqëson do të ishte në anën tonë, sepse e drejta është në anën tonë si dhe na inkurajoi që betejën ta çonim deri në fund.

Nga këto që thoni, duket se ju keni ndjekur strategjinë e ndërkombëtarizimit të çështjes së grabitjes së pronave në Himarë. A mendoni se autoritetet shqiptare e kuptojnë se të tilla veprime e nxjerrin zbuluar pasi po veprojnë në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare?

neranxi-dhe-osbe-ne-himareMeqenëse kam qenë edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, unë respektoj shumë institucionet tona në rradhë të parë dhe ne i jemi drejtuar të gjitha insitucioneve shqiptare për problemin e grabitjes së tokave në Himarë. Siç dhe e dini, institucioni i Avokatit të Popullit erdhi në Himarë, mori dokumentet, pa gjëndjen në vend dhe filloi një hetim.

Pas kësaj, kur u bind që banorët kanë të drejtë, përgatiti një relacion ku i kërkonte Bashkisë Himarë të ndërpriste punimet dhe të bashkëpunonte me banorët. Institucionet e tjera, jo vetëm që nuk kanë kthyer përgjigje, por zyrës ligjore që punonte për këtë problem, nuk i vunë dokumentet në dispozion sipas ligjit.

Mundësia për të hedhur dritë mbi çështjen ishte shumë e vogël sepse mafia punonte deri ne detaje për projektin e saj të grabitjes. Përsa i përket përfaqësive të huaja në Shqipëri, ata kur e kanë mësuar të vërtetën nga dokumentet që ne i tregonim, shokoheshin. Si mund të ndodhë kjo, na pyesin?

Në Shqipëri legalizohen banesa mbi toka të grabitura le të themi, sepse ata nuk i morën leje njeriu kur i bënë ato shtëpi, ndërsa himariotët, banorë autoktonë shekullorë, nuk marrin çertifikatat e pronësisë, në mënyrë që grabitja të bëhet më lehtë. Pushtetarët përdornin fjali të tipit “Do prishim ca lavazhe dhe ca gardhe për projekte madhore!” Por problemi është që lavazhet janë në tokat tona, ne nuk jemi as të ardhur dhe as zaptues, prandaj gardhi ynë është shumë më me vlerë se një vilë në Bathore. Natyrisht që ky shtet është diskredituar me Himarën dhe tashmë të gjithë e kanë mëse të qartë këtë fakt.

Kjo qeveri del zbuluar për ditë, por vendosmëria e tyre për të grabitur çdo gjë, i bën që mos ndalen. Pra ata s’ndalen vetë me ndërgjegjen e tyre, sepse janë peng i kriminelëve që i ndihmuan për të ardhur në pushtet. Ata duhen ndalur me çdo kusht, dhe jo vetëm për Himarën, por për të gjithë batërdinë në çdo cep të Shqipërisë.

Sa të vendosur jeni ju në këtë çështje ku ka edhe qarqe që ju sulmojnë në forma të ndryshme, përfshirë edhe disa të ashtuquajtur përfaqësues mediatikë?

neranxi te presidentiNe nuk ndalemi deri sa t’i shkojmë deri në fund kësaj historie. E drejta është me ne dhe kjo ska diskutim. Na jep shumë forcë edhe komuniteti i himariotëve në SHBA si dhe Pader Karavella, një prift me origjinë nga anët tona i cili ka punuar fort që çështja e pronave të Himarës të marrë jehonë ndërkombëtare dhe të zgjidhet një herë e mirë. Nuk gjej fjalë për ta falenderuar atë patriot të mirë që na është gjendur pranë në çdo moment të luftës sonë.

Përsa i përket baltosjes mediatike, duhet thënë se mediat që janë në shërbim të pushtetit, kishin marrë urdhër që të më sulmonin mua personalisht, në mënyrë që kauza jonë të sfumohej. Nëse do bëni një kërkim në google, për mua është shkruar këto kohë, më shumë se sa për një ministër. Nuk po them më shumë se një deputet sepse shumicën e deputetëve nuk i njeh as lagja e vet, sepse s’kanë folur një here në atë sallë.

Mirëpo, kjo gjë mua realisht më ka dhënë shumë protagonizëm, aq shumë sa unë në fakt nuk e doja dhe nuk e synoja. Unë doja të isha njëri nga banorët e Hiamrës që kërkon të drejtat e tij, asgjë më shumë. Ata e bënë luftën personale me mua, duke menduar se do më dëmtojnë meqë unë kam biznes.

Në fakt ka ndodhur e kundërta, kjo luftë mediatike më ka rritur miqtë dhe dashamirësit, madje dua të ndaj me ju edhe një fakt tjetër që është pak si humor, por është i vertetë. Meqë biznesi im ka mbiemrin tim, sa herë përmendem unë, përmendet biznesi im në një farë mënyrë, kështu që në këtë rast mu rritën jo vetëm miqtë, por edhe shitjet.

Megjithatë, unë duke qenë një njeri që kurrë në këtë jetë nuk i kam rënë në qafë askujt, nuk mund të pranoj që dikush të shpifë për mua. Prandaj unë i kam paditur këta pseudo gazetarë për shpifje, prishje imazhi dhe cënim të nderit, kështu që do përballem shumë shpejt në gjyq me ta.

A keni qenë ndonjëherë i shqetësuar që kjo luftë me shtetin mund t’ju dëmtojë biznesin, se në fakt keni patur disa përvoja jo të mira?

nikollaq neranxi1Lufta ime me këtë shtet hajdut ka filluar që me taksat vendore rreth nje vit e gjysem me pare. Na dhjetëfishuan taksat dhe bënë ligjin e supergjobave vetëm që të falimentonin bizneset ekzistuese dhe në vend të tyre të krijoheshin bizneset e reja, me paratë e drogës dhe të trafiqeve të ndryshme.

Natyrisht në të gjitha këto biznese që do krijonin, do të respektohej partneriteti kriminel + politikan, ose trafikant + politikan. Unë e demaskova që në fillim këtë skemë, si Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë. Organizuam protesta para Bashkisë me tregtarët dhe shoqërinë civile, çuam në Gjykatë Kushtetuese ligjin e supergjobave dhe e fituam, unë shkruaja për ditë kundër kësaj qeverie kusarësh dhe hakmarrja nuk vonoi.

Më kanë grabitur kompaninë dhe sipas investigimeve të mia, në atë grabitje ka dorë shteti. Për momentin nuk them dot më shumë, por kur të zbardhet çështja, do më jepni të drejtë. Erdhën në fakt vetëm që të më frikësonin, sepse edhe njeriu më i paditur, e di mirë që kompani të mëdha si e imja, punojnë me banka, jo me para në dorë, kështu që nuk ka çfarë të vjedhësh aty. Pra grabitja me maksa ishte vetëm për presion që unë të mbyllja gojën. Për të treguar që me mua nuk ecën kjo strategji, ngjarjen e bëmë komedi tek programi i Arian Çanit.

Pak muaj më vonë, erdhën më morën me furgona policie në Kompani, ditën e Panairit, me pretekstin se klientët kishin parkuar keq! Pra merrej pronari i Kompanisë në rajon, se vizitorët e Panairit kishin parkuar keq!!! Edhe kjo ishte presion që unë të frikësohesha. Per kete ngjarje te shemtuar, policia është hedhur në gjyq nga Kompania Neranxi, për dëmin e madh financiar që i ka shkaktuar biznesit duke prishur një aktivitet që kishte kushtuar shumë financiarisht dhe si investim ne kohe dhe burime njerezore.

Natyrisht që kjo luftë frontale e shtetit me mua, nuk mund të më zbrapste, sepse unë kisha marrë përsipër dy misione; për të mbrojtur pronën dhe historinë e vendlindjes time si një amanet i të parëve dhe për të mbrojtur interesat e bisnesit të ndershëm, të atyre njerëzve që çdo gjë e kanë bërë me djersë. Kështu që kjo është një rrugë pa kthim, vetëm përpara deri në fitore.

Share: