Presidenti i Repbulikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë. Sipas vendimit, zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë do të mbahen më 7 maj.
Shpallja vjen menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese se në ndërprerjen e mandatit për Elvis Roshin nuk ka patur shkelje.
Elvis Roshi u largua nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës si subjekt i ligjit për dekriminalizimin. /Lapsi.al
D E K R E T PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË
Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1 Caktimin e datës 7 Maj 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekreti 10098 Tiranë më 24.03.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS