Presidenti Bujar Nishani, edhe pse nuk arriti të bllokonte dekretimin e Fatmir Xhafajt si Ministër të Brendshëm pasi nuk e lejonte Kushtetuta, në ceremoninë e betimit para tij, nuk ka pranuar t’i japë dorën ministrave dhe nuk ka lejuar kamerat të jenë të pranishme ne ceremoni!
Top Channel raportoi se sjellja e presidentit Nishani ka qenë larg asaj të përcaktuar në protokoll. Përveç faktit që nuk lejoi praninë e kamerave në ceremoni, ministrat janë ankuar se Bujar Nishani nuk denjoi as t’i jepte dorën gjatë ceremonisë së betimit.
Në këtë ceremoni betimi ku Presidenti Nishani ndërmori këtë gjest simbolik, u vu re edhe mungesa e Kryeministrit Edi Rama, pasi vendin e tij e kishte zënë zv.Kryeministri Niko Peleshi.